Tmerr në Angli, portieri humbet jetën pas një sherri! Arrestohet futbollisti tjetër

Tmerr në Angli, portieri humbet jetën pas një sherri! Arrestohet futbollisti tjetër

James Hitchcock

ANGLI - Portieri i Barton Town në Angli, James Hitchcock ndërroi jetë pas plagëve të marra gjatë një sherri në stacionin hekurudhor të East Yorkshire. Autori i dyshuar është Mckenzie Dicicco, me policinë që ka vënë pas hekurave 22-vjeçarin i cili është një futbollist Thornaby FC në ligat e ulëta.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një sherri dhe sipas policisë portieri James Hitchcock (babai i një fëmije dhe pranë të 30-ave) kishte lëndime të rënda në kokë. Klubi i tij Barton është në zi dhe ka shtyrë të gjitha ndeshjet e ekipeve që disponon, ndërsa zyrtarët thanë se viktima ishte njeri shumë i mirë dhe i sjellshëm.

"Lajmi për vdekjen e James ka qenë i vështirë për t'u pranuar. Është i tmerrshëm. James ishte një anëtar i njohur i klubit. Ne jemi të gjithë të shkatërruar. Ne jemi një klub shumë i lidhur ngushtë me njëri-tjetrin", tha presidenti Mark Gregory.

Autori Mckenzie Dicicco nga Belgravia Gardens, Middlesbrough u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Yorkut i akuzuar për vrasje dhe grindje. Ai u mbajt në paraburgim dhe do të dalë para Gjykatës së Kurorës së Leeds të premte (sot).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime

Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime