Dy grabitës kanë marrë peng një taksist dhe më pas i kanë grabitur mjetin. Burime nga policia kanë bërë me dije të gjithë skenën e krimit, e denjë për film. Sipas burimeve policore, dy të rinj, ende të paidentifikuar kanë marrë një taksi nga Durrësi duke i kërkuar për t’i çuan në Vlorë.

Sipas dëshmive edhe të vetë taksistit 48-vjeçar, Bujar Elezi, në afërsi të Levanit në Fier grabitësit e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit. Autorët e kanë zbritur dhe lenë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë, ku i kanë marrë mjetin tip Benz dhe janë larguar.

Taksisti me inicialet B. E., ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Prej mbrëmjes së djeshme janë organizuar shërbimet Policore dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve. Për dokumentimin e plotë të ngjarjes po kryhen hetime të përbashkëta mes Drejtorisë së Policisë Vlorë, Fier dhe Durrës.

d.c./shqiptarja.com