Toçi: Komani rrezikohet nga 
përplasjet me interesin ekonomik

Toçi: Komani rrezikohet nga <br />përplasjet me interesin ekonomik
TIRANE - Të mos vendosen shtyllat, pa u ribërë sondazhe në zonën arkeologjike B të Komanit. Kjo ka qenë deklarata e këshilltarit të Komisionit për Median, arkeologut Muhamet Bela, në mbledhjen e zhvilluar sot.
 
Komisioni i Kuvendit për Median, pasi ka parë relacionin e Ministrisë së Kulturës në letër, pa praninë e vet ministres Mirela Kumbaro, ka marrë në shqyrtim risqet e rrezikut që mund t’i vijnë ende zonës arkeologjike të Komanit.
 
“Besoj që edhe gjatë kësaj kohe edhe nëse vendosen ata për 4 shtyllat në periferi të zonës B, përsëri Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë është i detyruar me ligj të mblidhet dhe të kryhen sondazhe, edhe aty ku do vendoset që zona nuk është e dëmtuar.”- tha Muhamet Bela.
 
Deputetja Mimoza Hafizi ka replikuar për faktin se në këtë mes ka një problem ligjor
 
“Në zonën B është e lejueshme të bëhen disa ndërtime, ndërsa kalimi të këtyre shtyllave nuk është i përshtatshëm.”- tha Mimoza Hafizi
 
Ndërsa deputeti Fatmir Toçi edhe pse këmbëngul që është më mirë të shpenzohet, sesa të humbasin vlerat kulturore e historike, e konsideron si rrezik për Komanin faktin e përplasjes me interesat ekomomike të OST-së.
 
“Dhe fakti që përplasemi me një interes ekonomik, që do ta quaja unë në këtë moment, është një moment shumë i rëndësishëm që komisioni ynë duhet ta trajtojë jo thjesht si një rast të shkëputur që ka të bëjë vetëm me kulturën e Komanit, por edhe si një problematikë me gjithë mbrojtjen dhe vënien në ruajtje të trashëgimisë kulturore që kemi në të gjithë vendin.”-tha Fatmir Toçi.
 
Deputetët kanë rënë në konsensus se duhet të vendosin midis së mirës historike dhe jo asaj ekonomike.
 
“Çështja është se si do jetë zgjidhja, se sa ne favor të kulturës së Komanit, se sa në ruajtjen e saj, she sa në dobinë ekonomike të OST-së” – tha Pollo.
 
Së fundi, deputeti Fatmir Toçi u shpreh “Unë do të propozoj që ne të jemi komisioni që nuk duhet të shkojmë në këtë pikë.”

 
Historia
 
Çfarë është Kultura e Komanit

Në vitin 1898, arkeologët ranë në gjurmët e një varreze të madhe, pranë Kalasë së Dalmaces, në fshatin Koman të Pukës. Në vazhdim u zbulua një numër i madh varrezash të ngjashme, rreth 30, të përhapura kryesisht në Shqipërinë e Veriut e në atë të Mesme dhe studiuesit kanë identifikuar në to kulturën e hershme mesjetare shqiptare, të quajtur “Kultura e Komanit” (shek. VI-VIII). “Kultura e Komanit” është kultura e një populli që në shek. VI-VIII ishte në kapërcyell të dy epokave, nga ajo e vonë antike, në periudhën e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armëve, i veglave të punës dhe i stolive, me praninë e elementëve të shumtë të simbolikës ilire, e lidhin “Kulturën e Komanit" me të kaluarën ilire të këtyre trojeve dhe me banorët e lashtë të tyre, ilirët. Por, përveç elementëve të vazhdimësisë ilire, “Kultura e Komanit” përmban edhe elementë të rinj, që lidhen me periudhën e hershme bizantine.

Në shumë nga stolitë e gjetura në varrezat e “Kulturës së Komanit” dallohet qartë mbijetesa e motiveve pagane (p.sh. disku diellor), prania edhe e motiveve kristiane dëshmon se bartësit e “Kulturës së Komanit” kishin përqafuar, ose ishin duke përqafuar, besimin e krishterë. "Kultura e Komanit”, qoftë në trashëgiminë e saj të kulturës së lashtë ilire, qoftë me elementet e reja të periudhës së hershme bizantine e, në fund, me shenjat e qarta të besimit të krishterë, është specifike për hapësirën ku dëshmohen shqiptarët në mesjetë, arbërit. Kjo kulturë ka shenja të veccanta që tregon se bartësit e saj, shqiptarët  dallojnë nga fqinjët e tyre të rinj e të vjetër, sllavët e grekët.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur