“Tok bashkë për Skënderbeun”, tenori Rame Lahaj shfaqet krah yjeve shqiptarë para nisjes së koncertit madhështor (Foto)

“Tok bashkë për Skënderbeun”, tenori Rame Lahaj shfaqet krah yjeve shqiptarë para nisjes së koncertit madhështor (Foto)

Shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe yjet shqiptarë

Tenori Rame Lahaj ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram ku shihet përkrah disa yjeve shqiptarë. “Tok së bashku për Skënderbeun,”- shkruan Lahaj në foton ku shihet krah Dua Lipës, prindërve të saj, ish-kapitenit të kombëtares shqiptare Lorik Cana I cili është së bashku me gruan e tij, Monica.

Foto e publikuar nga Rame Lahaj në Instagram

Mbrëmjen e sotme do të mbahet një koncert madhështor në kudër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe shumë nga yjet shqiptarë si Ermal Meta, Dua Lipa, Olen Çezari, Inva Mula, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Reme Lahaj, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci, Erza Muqolli, janë mbledhur në kryeqytetin italian.

Kasti i yjeve shqiptarë janë organizuar në kudër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut. “Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut”, quhet koncerti që do të hapet pas një ore nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit i Vatikanit.

Skënderbeu konsiderohet si figura më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, një simbol i unitetit dhe forcës së kombit në të gjitha kohët me kohë solli së bashku shqiptarët pa dallim feje.

Ansa shkruan se në njoftimin zyrtar të Ambasadës Shqiptare në selinë e shenjtë thuhet se autoritetet shtetërore shqiptare që do të jenë të pranishme, janë Kryetari i Parlamentit Shqiptar, Gramoz Ruçi, me grupin e përfaqësuesve të parlamentit; Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe të gjithë liderët e konfesioneve të ndryshme fetare të pranishme në Shqipëri, të ndjekur nga besimtarët e tyre. Nuk do të mungojë peshkopi i Eparkisë së Lungros në Kalabri në përfaqësi të Arbëreshëve, ose ialo-shqiptarëve, Mons.Donato Oliverio dhe Mons.Giorgio Gallaro, peshkopi i Eparkisë së Piana degli Albanesi në Sicili.

Vetëm para një ore Papa Françesku mbajti një fjalim para 200 arbëreshëve, italo-shqiptarë ku u shpreh se Skënderbeu vazhdon ende t’I mbajë të lidhur shqiptarët në tokën e tyre.

Në vitin 1968, në 500 vjetorin e vdekjes së heroit, shqiptarët e diasporës u pritën në Vatikan nga Papa Pali VI, një përvjetor që gjeti Shqipërinë nën diktaturën komuniste. Tani, për herë të parë, përfaqësuesit e popullit shqiptar, një grup prej rreth 200 personash, do të jenë në gjendje të takojnë Papa Françeskun.

Të martën, në 20 nëntor në orën 10:00, delegacioni shqiptar do të pranohet në Pallatin Magjistral të Urdhrit Sovran të Maltës, me të cilin Shqipëria ka mbajtur marrëdhënie që nga viti 1994, nga Mjeshtri i Madh i Rendit, Fra Giacomo Dalla Torre del Tempio di Sanguinetto.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja