Planeti Tokë do të pësojë rritje temperature me 2 °C deri në fund të të këtij shekulli.
 
Konkluzionin e japin dy studime të ndryshme shkencore të publikuara në revistën ˝Natural Climate Change˝.
 
Dy studimet kanë shtrytëzuar të dhëna të ndryshme.
 
Studimi i parë konkludon se probaibiliteti që temperatura e planetit tonë të rritet me 2 °C është 95% kurse vetëm 1% është probabiliteti që temperutara të shtohet 1.5 °C.
 
Studimi i dytë është bazuar në prodhimin në vitet e kaluar të gazeve serrë dhe djegies së karburanteve.
 
Të dyja studimet konfirmojnë se edhe nëse ndërpritet djegia e lëndëve djegëse në të gjithë botën, konsumimi i tyre masiv do të lejojë rritjen temperaturës me 2°C.
 
Studiuesit amerikanë kanë kritikuar në veçanti SHBA-në dhe presidentin e saj Donald Trump i cili u tërhoq nga punimet e Samitit Mjedisor i të Parisit në vitin 2016.
 
SHBA-ja është i vetmi shtet që nuk ka firmosur protokollin e reduktimit të djegies së lëndëve djegëse.
 
Por më alarmante janë pasojat që do të prodhojë ky ndryshim nxehtësie.
 
Në vitet e ardhshme pritet të ketë më tepër përbmytje, zjarre, reshje masive dhe akujt e Antarktidës do të shkrijnë me ritëm më të shpejtë.
 
Kjo do të ndikojë dhe jeta e njeriut ku kontinenti afrikan do të përballet me thatësirë ekstreme.
 
Uji do të kontaminohet dhe do të ulet cilësia e prodhimeve bujqësore.
 
Njëri nga shkencëtarët deklaron se aktualisht ujërat oqeanike janë më të nxehtë se në dekadat e kaluara.
 
Shëndeti i botës njerëzore do të vuajë më tepër sëmundje nga mushkonjat, stresi dhe depresioni.
 
E vetmja mënyrë që mund të ndikojë në reduktimin e këtyre efekteve klimatike, fizike dhe shëndetsore është që shtetet të rrisin stimulimet financiare për të ulur nivelin e prodhimit të gazeve serrë dhe të shtohen fondet për kërkimet shkencore që do të ndihmojnë në kryerjen e riparimeve të pjesshme teknologjike. 

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com