NEPAL - Toka në Nepal është tronditur sërish. Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur zonën ndërsa ka qënë me magnitudë 6.7 ballë. Epiqendra e tërmetit ka qënë 60 km nga kryeqyteti Kathmandu.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënojat pas tërmetit të së shtunës. Tërmeti deri tani kanë shkaktuar mbi 2500 viktima si dhe shkaktoi disa orteqe në malin Everest.

Në atë që konsiderohet si tragjedia më e keqe në Everest, trupat e 17 alpinistëve u gjetën gjatë së dielës, pasi ishin bllokuar nga orteqet, por qindra të tjerë, shumica të plagosur, mbeten ende të bllokuar në mal.

India ka ofruar furnizime mjekësore dhe ekipe ndihmëse, ndërsa Kina ka dërguar një ekip me plot 60 punonjës emergjence. Mes ndërtesave historike të kryeqytetit, të shkatërruara nga tërmeti, ishte edhe një kullë 60 metra e gjatë, “Darahara”, e ndërtuar në vitin 1832 për Mbretëreshën e Nepalit, i hapur për vizitorët përgjatë 10 viteve të fundit.

Tërmeti i magnitudës 7.9 goditi Nepalin mesditën e së shtunës në një periudhë tepër të ngarkuar me turistë për vendin që bazohet kryesisht te turizmi, gjatë së cilës përllogariten rreth 300 mijë turistë të huaj në vend.

Policia e Nepalit e ka çuar numrin e plagosurve plot 4625. Të paktën 700 prej viktimave janë shënuar në kryeqytet, vendstrehim i rreth 1 milion banorëve, ku shumica e shtëpive janë konstrukte të vjetra dhe të vendosura shumë pranë njëra-tjetrës.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Mobilizim ndërkombëtar për të ndihmuar banorët në Nepal