TIRANE - Bukuritë e Alpeve Shqiptare kanë joshur shumë turistë të huaj, ku më tepër që kanë frekuentuar vendin tonë, kanë qënë turistët nga Çekia. Prania e madhe e tyre në zonën e Alpeve dhe zona të tjera veriore janë bërë objekt sulmesh kriminale dhe në disa raste kanë mbetur të vdekur dhe në ngjarje aksidentale.

Rasti më i bujshëm ka qënë ai i zhdukjes pa asnjë gjurmë të tre studentëve çekë, që kishin mbëritur në Shqipëri në vitin 2001. Jan Pavelka, Mihal Pavelka dhe Lenka Tuçkova humbën kontaktet në 2001,dhe se sot e kësaj dite fati i tyre vijon të mbetet mister. Ambasada Çeke në Tiranë pak vite më parë vendosi një shumë 50 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion, ndërkohë që shumë kontrolle policore janë kryer në zonën e alpeve, por pa rezultat. Jan Pavelka, Mihal Pavelka dhe Lenka Tuçkova dyshohet se janë vrarë me qëllim grabitjen e tyre dhe më pas trupat e tyre janë zhdukur. Ky rast ka vijuar me disa incidente të tjerë, ku disa turistë çekë janë grabitur dhe në një rast dy vajza janë përdhunuar nga disa djem çobenësh në zonën e Dibrës.

Kur ka ndodhur zhdukja e tre studentëve çekë që kishin mbërritur për të vizituar Alpet e Shqipërisë?
Ka qënë vera e vitin 2001 kur tre studentët kanë hyrë në Shqipëri, me qëllimin e vetëm të eksploronin Alpet dhe bukuritë malore të këtij vendi. Mirëpo ka kaluar shumë ditë në Shqipëri, dhe ata janë zhdukur në mënyrë të mistershme, dhe ende nuk dihet asnjë gjë rreth fatit të tyre. Kjo ngjarje ka qënë më e rënda, ndërkohë është pasur me një sërë krimesh të tjera si vrasje, grabitje dhe përdhunime dhe vdekje aksidentale.

A ka pasur raste të tjera kur turistët çekë janë grabitur dhe përdhunuar nga banorët vendas?
Sigurisht që ka pasur. Ka qënë data 29 korrik 2011 kur Jakub Rudy, Radka Domcikova, Jan Kraut dhe Tereza Domcikova kanë mbëritur në luginën e malit të Korrabit. Pikërisht këtu, janë përballur me katër barinj të cilën nën kërcënimin e një arme çifte, i kanë grabitur duke i marrë sende persona dhe më pas kanë tentuar të përdhunojnë dy vajzat në sy të djemve që mbaheshin të lidhur.

Po turistë të tjerë kanë gjetur vdekjen gjatë aksidenteve teksa shijonin bukuritë e natyrës dhe lumenjve?
44 vjeçari David Polach, i shoqëruar edhe nga 3 turistë të tjerë çek kanë qënë duke shkuar pranë Syrit të Kaltër me motorçikleta, për ta vizituar atë. Ndërsa ka qenë duke lëvizur pranë një shtegu 44- vjeçarit Polach i ka rrëshkitur motorçikleta dhe ka rënë në greminë në një thellësi prej 70-100 metrash.

Edhe pse shokët e tij, të ndihmuar edhe nga banorë të zones, janë përpjekur për t'i ardhur në ndihmë, përpjekja e tyre ka qënë e kotë për shkak të terrenit mjaft të thyer, ndërsa 44 vjeçari ka humbur jetën menjëherë. Ndërkohë Adam Baros, ka qënë duke bërë rafting me të dashurën e tij në lumin Kir, kur varka e tij është përmbysur nga dallgët dhe për pasojë çiftin e ka marrë rrjedha e lumit. Baros është gjetur disa orë më pas i vdekur ndërsa e dashura e tij ka shpëtuar.

Ja çekët që kanë humbur jetën në Shqipëri në 2 vitet e fundit

1 Qershor 2014- turisti çek David Polack vdes në Dukagjin pasi makina e tij bie aksidentalisht në greminë

15 gusht 2014 -turistja çeke 26 vjeçare Martina Mala plagoset në një lokal në plazhin e Velipojës.Policia arretsoi personin që qëlloi,S.H nga Draxhati i Shkodrës

8 Maj 2015 - turisti çek Adama Baron 26 vjeç mbytët në lumin Kir,teksa bëntë rafting.Trupi nxirret nga forcat RENEA.

3Korrik 2015 -një çift çek vriten më kallashnikov pasi u grabitën në Prekal të Dukagjinit

Ngjarja tragjike e 2001
Nuk duhet harruar as historia tragjike e zhdukjes së tre studentëve çekë në vjeshtën e vitit 2001 në Shqipëri .

Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuçkova, u zhdukën në zonën malore të Dukagjinit, vjeshtën e vitit 2001.

Ende sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion në lidhje me fatin e tyre.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)