Një shtëpi lulesh që fluturojnë mbi kokën e vizitorëve. 

Kështu është konceptuar muzeu i 2300 luleve interaktive në Tokio, që reagojnë ndaj lëvizjes së vizitorëve.

Kur vizitorët i afrohen, lulet rriten lart të gjitha përnjëherësh, duke krijuar një hapësirë gjysmë sferike.

Në kopshtin e luleve fluturuese, shikuesit zhyten në botën e luleve dhe bëhen një me to.-thonë krijuesit e muzeut, që janë pjesë e zyrës multifunksionale të programeve online, e njohur me emrin teamLab.

Muzeu i botës së gjelbër, ishte programuar për tu mbyllur në datën 1 Mars, por për shkak të kërkesave të shumta për ta vizituar, do të qëndrojë i hapur deri në 10 Maj 2015.

Redaksia online
(al.h/shqiptarja.com)