Tole: Festivali i Gjirokastrës
të mbahet njëherë në tre vjet

Tole: Festivali i Gjirokastrës<br />të mbahet njëherë në tre vjet
TIRANE- Ministria e Kulturës sapo ka deklaruar vendimin e fundit të Komitetit Organizativ të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar të Gjirokastrës. KOFKM ka vendousr që Festivali të zhvillohet në datat 10-16 maj 2015. Festivali i Gjirokastrës ka qenë dhe mbetet një nga ngjarjet më madhore të pasurisë shpirtërore, e cila realizon përfaqësimin më të plotë të hapësirave gjeografike të trashëgimisë kulturore shpirtërore mbarëkombëtare.

Ky festival ishte planifikuar të zhvillohej nga data 4 deri më 9 prill 2015 në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, “Pasuri botërore e njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO. Por, pas vendimit të marrë nga KOFKM, Ministria e kultures bën me dije se kjo shtyrje erdhi pas kërkesës nga qarqet që kryesisht përfaqësojnë zona të thella malore, të cilët kërkojnë të shtyhet java e zhvillimit të Festivalit Mbarëkombëtar Folklorik të Gjirokastrës, për shkak të kushteve të vështira të motit gjatë fazës aktuale përgatitore dhe me shqetësimin për një paraqitje sa më të mirë dhe të organizuar në këtë takim mbarëkombëtar të folklorit shqiptar.

Ndërsa i pyetur për mënyrën e organizimit të festivalit mzuikologu dhe studiuesi Vaso Tole, aktualisht sekretar i Akademisë së Shkencave, tha se “për mua ishte mirë që festivali të zhvillohej që vitin e kaluar, por Ministrisë së Kulturës i duhej të merrte masa për mirorganizimin dhe u bë shumë mirë që u shty edhe data”.

Sipas muzikologut Vaso Tole, shtyrja e datës në muajin maj, jo vetëm që krijon më shumë mundësi për miroganizimin, por ajo lidhet edhe me nisjen e sezonit turistik. “Ndërsa nëse do të flitej për organizimin e mëtejshëm ajo që do të sugjeroj unë është që festivali të zhvillohet njëherë në tre vjet.

Dikur ka qenë organizuar njëherë në pesë vjet, por atëhere duke qenë të banuara zonat rurale, jetonte edhe foklori, ndërsa tani me ikjen e banorëve nga këto zona edhe folklori nuk ka më jetë”, tha Tole për Shqiptarja.com duke theksuar se është e domodoshme që elementët foklorikë të studiohen, të interpreteohen dhe të rigjallërohen me një përgatitje të vazhdueshme që në çdo tre vjet të mbahet një festival dinjitoz.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian