Tolgahan Saysiman aktori i njohur turk i martuar me modelen shqiptare Almeda Ambazi, përmes postimeve në Instagram ka promovuar turizmin shqiptar.
Tolgahan është bërë i njohur në Shqipëri përmes roleve në telenovelat turke, por më tepër dashuria ndaj tij është shtuar kur u martua me bukuroshen Almeda Abazi.
Pas projekteve të tij në Shqipëri, aktori turk ka pasur mundësi të vizitojë disa prej vendeve turistike shqiptare, ku ka mbetur i impresionuar me rivierën shqiptare.
Përmes instaStory ai ka postuar qytetin e Durrësit, një pamje mahnitëse e tij gjatë perëndimit të diellit.
(Postimi i Tolgahan Saysiman në InstaStory)
Një tjetër fotografi që ka postuar është ajo me bashkëshorten në sheshin “Skëndërbej” pas “Pemës së dashurisë”, që u bë e mundur të mbillej prej tyre në kuadër të nismës së mbjelljes së pemëvë që ndërmori kryebashkiaku Erion Veliaj.
(Postimi i Tolgahan Saysiman në Instagram)