Deputeti i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, është shfaqur dje në Komisionin e Ligjeve, ku kanë spikatur syzet e tij optike, të kombinuara me xhaketën e tij të zezë.

Doshi është fotografuar në këtë Komision krah socialistëve, Ulsi Manja e Klotilda Ferhati, të cilët kanë qenë pjesë e mbledhjes së djeshme të këtij Komisioni.

Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi sic shihet edhe në këtë foto, Doshi ka takuar përzemërsisht edhe kreun e ALUIZNI-t, Artan Lame.

Fotot janë publikuar në Facebook nga fotografi Agim Rama.

Mbledhja e Komisionit të Ligjit ku është shfaqur deputeti Dom Doshi

Tom Doshi teksa flet me Artan Lamen dhe me kolegët e grupit të PS