ELBASAN - Ambasadorja e Republikës së Çekisë në Shqipëri Broislava Tomasova ka hedhur poshtë të gjitha zërat e kthyera në akuza politike të opozitës kundër qeverisë, se vendi i saj kishte vënë kusht për heqjen e vetos ndaj Shqipërisë firmosjen e marrëveshjes me CEZ. Ajo tha se Çekia e bazon veton për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian siç ishte Shqipëria, vetëm në reformat dhe progresin e bërë.
“Marrëveshja CEZ është mbyllur para se të diskutohej veto për statusin e vendit kandidat. Banka Botërore dhe KE e kanë mbështetur këtë marrëveshje me CEZ. Ndërkohë republika çeke si një vend kandidat para se të japë veton shikon progresin e një vendi, integrimin dhe reformat”, tha Tomasova.
Qeveria zgjidhi konfliktin me CEZ në qershor të 2014-ës duke zgjidhur mosmarrëveshjet qe ish-mazhoranca e djathtë kishte në arbitrazh me kompaninë çeke të Shpërndarjes së Energjisë. Opozita shqiptare ju referuar dëshmisë së drejtorit të Sekretariatit të Energjisë Janez Kopac, për të akuzuar shumicën e majtë se ka blerë me 600 milionë euro veton e Çekisë për statusin në këmbim të firmosje së marrëveshjes me CEZ-in.
Këto deklarata ambasadorja Tomasova i bëri nga Elbasani ku takoi kryebashkiakun Sejdini në kuadër të projekteve mbështetëse për këtë qytet nga qeveria çeke.
Edhe ambasadorja i është bashkuar zërave se CEZ-i është një cështje që i përket politikës shqiptare dhe se zgjidhja duhet të vijë nga faktori i brendshëm.
“Nuk besoj se problemi kryesor është CEZ-i. Si një diplomate e huaj nuk dua të merrem me këtë çështje të cilën e konsideroj një çështje ndërpolitike në Shqipëri. Gjithsesi dua t’i ftoj të gjithë të kenë parasysh se sundimi i ligjit dhe një gjyqësor i pavarur kanë rëndësi për operimin e kompanive në vend, për zhvillimin e suksesshëm të punës së tyre në vend dhe për prosperitetin e vendit tuaj”, tha Tomasova.
Ndërkohë e pyetur se cili është mendimi i saj për reformat në Shqipëri, ajo u përgjigj se ecuria e tyre merret gjithnjë ne konsideratë nga vendet anëtare dhe se po pritet progres-raporti i Komisionit Evropian të cilin vend anëtar edhe Çekia do ta diskutojë në muajin dhjetor.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
56.4%
-
Jo
41.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Media: Dhëndri i Nasrallahut u vra në një bastisje në Damask! Ushtria izraelite: Do t'i përgjigjemi sulmeve të Iranit! Biden: Asnjë bastisje në objektet bërthamore iraniane
2 Tetor, 22:56
-
Skandali që tronditi botën, reperi Sean Diddy përballet me 120 akuza të tjera
2 Tetor, 22:49
-
FOTO/ Dua Lipa na prezanton me një super kombinim për vjeshtën!
2 Tetor, 22:46
-
Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar
2 Tetor, 22:34
-
Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë
2 Tetor, 22:23
-
Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt
2 Tetor, 22:20
-
'Ndërkombëtarët nuk i marr më për etalon', avokati: Opozita ose duhet të jetë tërësisht e dhunshme ose institucionale! Nuk mund të jetë në mes
2 Tetor, 22:18
-
Zbuloni ushqimet që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak!
2 Tetor, 22:15
-
'Djegin parlamentin, shqyejnë mikrofonat, hidhet foltorja', debat në 'Repolitix'! Gështenja: Kolegu jonë shkoi në burg ç'duhet të bëjmë?!
2 Tetor, 22:07
-
Ja shenjat e Horoskopit që do të kenë një muaj tetor të vështirë
2 Tetor, 22:05
-
Republika Çeke bllokoi deklaratën e përbashkët të BE-së për ndërhyrjen izraelite në Liban
2 Tetor, 22:01
-
'Vetëm për opozitën flisni', Gështenja përplaset me Kthupin: Mos digjni më karrige ju dhe flasim edhe për mazhorancën
2 Tetor, 21:49