Tomorr Alizoti në ‘5 Pyetjet’: PD në krizën e saj më të thellë, Basha do e fundosë më keq! Të hapë garën për kryetar

TIARNË- Pas humbjes së gjashtë radhazi Lulzim Basha duhet të hapë garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kështu ka deklaruar deputeti demokrat Tomorr Alizoti në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report TV. Alizoti thotë se ‘rezultati i PD-së më 6 mars është tmerrues’.

“Më duket një fatkeqësi që i ndodhi kësaj partie. Një parti me histori të madhe të përfundojë në këtë derexhe në këtë lloj psikoze. (...) Opozita u asgjësua, situata që ka dal PD është e tmerrshme. Unë e prisja. Isha i bindur që në fillim të betejës që Berisha do merrte më shumë se Basha, po qytetarëve u intereson opozita. Kjo zgjidhej shumë shpejt, hapej gara”, tha Alizoti në Report Tv.

Ndalur në zgjidhjen e krizës në PD, Alizoti thotë se duhet të ngrihet një Komision për ta riformatuar partinë. Ai shprehet se ‘Basha e ka fundosur partinë dhe nëse do të qëndrojë aty do e fundosë edhe më keq’.

“PD të jetë në një komision dhe ta çojë PD në një riformatim. PD ka një problem shumë të madh, nuk e ka më zonën urbane. Është në tkurrje të thellë ideologjike, është në krizën e saj shumë të madhe. E fundosi më keq Basha dhe do e fundosë edhe më keq”, u shpreh Alizoti.

Duke komentuar deklaratat e grupit parlamentar që Berisha dhe Basha të bëjnë një hap pas, Alizoti thotë se i duket si një lojë nga grupi i ngushtë i kryedemokratit. Alizoti tha se Berisha nuk ka se çfarë hapi të bëjë pas pasi është i përjashtuar nga PD, por sipas tij nëse hapet gara për kryetar dhe Berisha do që të kandidojë kjo nuk shmanget dot.

“Një pjesë e mbledhjes mua më duket si njëfarë loje nga grupi i tij i ngushtë. Nëse lidhemi në konceptin teknik. Berisha është përjashtuar nga partia logos. Berisha ku do e bëjë hapin pas, nuk është në PD dhe pastaj në politikë kur je në minorancë nuk mund t’i vësh kushte. Nuk dua që të kandidojë Berisha, por nëse ai do kandidiojë, nëse hap garën, e shmangim dot këtë lloj gjejë. Ai duhet të lërë një proces që partia atë provojë energji të reja, të vijnë të kandidiojnë njerëz me vlera. Nëse hap garë ka të drejtë të kandidojë kush të dojë”, tha ai.  

Zërat mes grupit parlamentar që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit janë shtuar. I pari që i kërkojë të heqë dorë nga drejtimi i selisë blu ishte deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferraj ndërsa ligjvënësi demokrat i Shkodrës Helidon Bushati kërkoi një kuvend bashkimi mes demokratësh. Përballë këtyre kritikëve, Basha ka në krah një pjesë të vogël të deputetëve, krerët e degëve por edhe kandidatët e 6 marsit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja