Tonelata droge nga Shqipëria në Itali, shkatërrohet banda shqiptaro-nigeriane! Zbardhen emrat e 2 kokave të klanit, si i çuan në 'rrjetë' mesazhet

Droga e sekuestruar

Shkatërrohet një grup i strukturuar kriminal shqiptaro-nigerian, që ka çuar në pranga 52 persona, 27 shqiptarë, 23 nigerianë, italianë dhe një gambian.

Trafikantët i kanë çuar në prangat mesazhet e shkëmbyera me njëri tjetrin për trafikimin e drogës. Tre kilogramë menjëherë", shkruante njëri në një mesazh. “Nuk ka problem”, i përgjigjej tjetri.  Droga e sekuestruar gjatë arrestimeve kap vlerën e 2 milion eurove. Krerët e bandës ishin shqiptari Geraldo Bejaj nga Vlora dhe Momodu Sule nga Nigeria.

Të dy organizonin transportimin e tonelatave me marijuanë që merrej nga Vlora, çohej në Romë përmes Puglias dhe shitej në sheshet e farmacive të gjysmës së Italisë, nga Napoli në Brescia. Transport bëhej edhe në Europën Lindore.

Ky hetim nisi në vitin 2018 nga disa arrestime të bëra nga karabinierët në Romë “në zonën përfshirë stacionin hekurudhor Romë-Tiburtina dhe stacionin e autobusëve Tibus, të vendosur në Via Largo Guido Mazzoni”. Vetëm në javët e fundit prokuroria e Romës i drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv/prokurores Nadia Plastina, pas dy viteve hetime filloi arrestimet personat që i përkisnin klanit shqiptaro-italian.

Baza kryesore operacionale e këtij grupi ishte e vendosur në Castel Volturno: përgjatë bregdetit Domitian, disa klane nigeriane organizojnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitutave. “Sëpata e zezë” është gjithashtu e pranishme në Siçili, veçanërisht në zonën e Palermos. Në kryeqytetin sicilian ata do të kishin gjithashtu një bazë në qendrën historike, brenda tregut Ballaro. Klani në zhvillim u identifikua në atë të “Maceve të Zeza”. Ata bënë tatuazh macen në njërën shpatull dhe shenjat e thella në bark janë rezultat i ritualit të përkatësisë. Ato janë evolucioni i mafies nigeriane, një nga “më të rrezikshmet, agresivët dhe më të përhapurit në mesin e mafieve transnacionale”.

Ajo që ka bërë më shumë habi, sipas gazetarit italian Antonio Fraschilla, ishte se në këtë grup nuk u gjet asnjë gjurmë e Cosa Nostra-s, Camorra-s ose e klanit ‘Ndrangheta, siç ndodh rëndom në grupet me trafikantë shqiptarë. Të gjithë të arrestuarit shqiptarë vijnë nga Vlora, me autobusë të planifikuar. Droga paraqitet me të njëjtën paketim me shirit ngjitës me ngjyra.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është rimëkëmbur ekonomia juaj familjare pas vështirësive të hasura gjatë pandemisë?

Komento

Komente

  • Selenic: 06/05/2021 07:28

    Domosdo na Vlora. Lajm do ishte të mos ishte nga Vlora

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Gazetari Doçi: Meta ka pastruar para si ish kryeprokurori Llalla! Pasuria e tij, sfidë për drejtësinë e re