DURRES-Tonelatat e kanabisit të kaluara përmes Portit të Durrësit drejt Italisë, presin 'kokat’ e para.
Prokuroria për Krime të Rënda ka urdhëruar arrestimin e një numri të lartë personash, ndër të cilët 10 punonjës policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe 8 doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë mbi 10 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali.
Pas arrestimit të 4 policëve të Qafe Thanës para 1 muaji, numri i të arrestuarve arrin kështu në 22 zyrtarë të cilët vepronin si pjesë e një grupi kriminal që lejonin trafikun e kanabisit me kamion drejt Italisë.
Të arrestuarit sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë përgjegjës për 10.2 ton canabis të trafikuar në Itali mes muajit shkurt dhe mars, sasi droge të zbuluara nga policia italiane e cila ka kërkuar menjëherë hetime nga pala shqiptare për mënyrën se si kjo sasi rekord kishte mundur të ngarkohej nëpër tragete.
Te arrestuar
1. Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
2. Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
3. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
4. Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
5. Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
6. Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
7. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
8. Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
9. Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
10. Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
11. Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
12. Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
13. Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
14. Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
15. Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
16. Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
17. Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
18. Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
Në pranga shefi i stacionit policor i Portit të Durresit
Mes të prangosurve janë dhe agjentë të antidrogës në Portin e durrësit si dhe shefi i stacionit policorë në Durrës Julian Doraci.
[gallery]21854[/gallery]
Hetimet
Për të gjithë këta persona, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale të ”Trafikut të narkotikëve”, në bashkëpunim. Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit "arrest me burg”, të cilat u zbatuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, si edhe Policisë së Shtetit, për zbatim.
Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas të dhënave të deritanishme hetimore, Prokuroria vlerëson se, bazuar në veprimet e punonjësve të policisë kufitare, të doganës dhe të agjentëve doganor, Qafë Thanë, si edhe atyre të Portit Durrës, Doganës Durrës dhe Doganës Tiranë, ekziston një formë e organizuar bashkëpunimi mes tyre për të realizuar kalimin e automjeteve kamion të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.
Të dyshuarit e këtij hetimi janë të përfshirë në njërin ose në të dy episodet, të cilat janë pjesë e të njëjtit procedim penal.
Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore për këtë rast, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit e lartpërmendur.
Kamioni me 8 ton drogë
Shqetesimi i ngrit pas kapjes së një kamioni me 8 ton kanabis në Itali, që kishte kaluar përmes Portit të Durrësit.
Ky rast ndodhi në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjësit e policise të Qafë-Thanës;
Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni
Ervin Kodra me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje
Lirim Halili me detyrë tek kabina në hyrje
Syrja Terziu si kontrollor në hyrje.
Kamioni me 2.2 ton kanabis
Rasti i dytë ka ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis në bord.
Priten ndeshkime dhe ne Policine e Pogradecit e Durresit
Zyrtarisht Policia e Shtetit ende nuk ka një komunikim për këtë rast ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se pritet që ky episod të analizohet dhe masat do të përfshijnë drejtorinë e policisë Pogradec dhe atë Durrës, sic ka ndodhur më parë me komisariatin e Kurbinit, Përmetit dhe Beratit.
Llalla: Po trafikohet shumë drogë
Pak ditë më parë, Kryeprokurori Adriatik Llalla i shoqëruar nga Besim Hadërmataj, Prokuror i Krimeve të rënda të premten e kaluar zhvilluan një takim në Prokurorinë e Durrësit.
Pas përfundimit të mbledhjes e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Llalla hodhi akuza të forta për Policinë Kufitare në Durrës.
Ai deklaroi se në Portin e Durrësit në mënyrë të vazhdueshme trafikohet drogë dhe për këtë arsye shprehet ai, i ka kërkuar Prokurorisë së Durrësit më tepër punë dhe angazhim.
"Në Portin e Durrësit në mënyrë të vazhdueshme trafikohet drogë. I kam kërkuar Prokurorisë së Durrësit më tepër angazhim dhe punë për hetimin e drogës nga porti i Durrësit", u shpreh Llalla.
Redaksia Online
B.B, Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO