FIER - Fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane në qytetin e Fierit është kthyer në një “mal” mbeturinash .

Çdo ditë kamionët shkarkojnë me tonelata mbeturina në këtë fushë.

Fieri ndonëse është ndër qytetet më të mëdha në vend nuk ka një landfild për mbetjet urbane.

Kjo qasje pritet të ndryshojë dhe garancia për këtë është dhënë nga kreu i ri i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

“Në fakt problemi është kompleks sigurisht. Është problem që kërkon buxhet, kërkon fonde, kërkon dhe zgjidhje konkrete dhe ne në fakt e kemi menduar në 2 faza. Faza e parë dhe emergjente është zhvendosja e fushës së plehrave që aty ku ndodhet sot që pothuajse tashmë është pjesë e qytetit, është kthyer në një lagje të qytetit do të thosha fatkeqësisht. Zhvendosja diku tjetër, disa kilometra larg qytetit ashtu siç edhe kemi deklaruar dhe padyshim pastaj faza e dytë që kërkon edhe investime shumë më të mëdha, kërkon projekt të mirëstudjuara është përpunimi i tyre”, - tha Subashi.

Landfildi i ri pritet të ndërtohet në fshatin Mbrostar të këtij rrethi.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)