Tonin Çobani: Pse e shkrova “Gjergj 
Fishta dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”

Tonin Çobani: Pse e shkrova “Gjergj <br />Fishta dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”
TIRANE - Në kohën e riaktivizmit të gjakmarrjes në Shqipëri, çdo vrasje lidhet me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Shumë baltë është hedhur nga autorë, studiues, media kombëtare e ndërkombëtare mbi Kanunin-institucionin e lashtë më të rëndësishëm, atë të ligjeve të ruajtjes së jetës, pronës, nderit e dinjitetit të shqiptarëve. Për një studiues si Tonin Çobani, që ka shkruar rreth 30 vepra studimore e letrare, kjo dukuri ka qenë vetëm njëra nga pikënisjet e librit “Gjergj Fishta dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”, që u promovua dje në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

E një vepër e tillë nuk mund të mos provokojë mentalitete, mendësi, por edhe vet studimet historike. I konsideruar nga autori si sprovë letrare, libri i ri hedh dritë në udhëkryqet e studimit të njërës prej veprave më të përfolura kombëtare, Kanunit të Lekë Dukagjinit. Prej librit marrin përgjigje shumë debate rreth marrëdhënieve të françeskanit mendjendriturit Gjergj Fishtës me Kanunin. Prej kërkimeve që bënë autori gjithmonë ka një zbulim të ri. Pjesë e optikës së Tonin Çobanit, botues i dhjetëra monografive, eseve, studimeve e artikujve, veçanërisht mbi Gjergj Fishtën dhe veprën e tij, është edhe ndikimi i Kanunit në kulturën, psikologjinë, traditat e mentalitetin e shqiptarëve nga vitet 50 deri në ditët e sotme.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje