Top Fest pa surpriza, fiton Soni Malaj

Top Fest pa surpriza, fiton Soni Malaj
Këngëtarja Soni Malaj triumfoi në edicionin e 11 të Top Fest me këngën “Me të jeton”.

Që pas prezantimit të kësaj kënge gjatë festivalit Soni është parë si një nga pretendentet më të mëdha për çmimin e madh.

Në mbrëmjen finale,e cila  ka ardhur në prezantimin e Ledion Liços, Marina dhe Luana Vjollcës, ka ndarë nëpërmjet përsonazheve të ndryshëm të showbizit shqiptar.

Çmimi Best Male iu dha Gjergj Lekës, ndërsa në “Best Female” triumfoi sërish Soni Malaj.

Gjithashtu në këtë edicion të Top Fest u përkujtua edhe këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zelë nëpërmjet një kolazhi.
 
Çmimet fituese të Top Fest 11:
 
1.Çmimi “Best RNB”, i shkoi këngëtares Mariza Ikonomi dhe trofeu ju dha nga fituesja e “Top Fest 10” Samanta Karavella

2.Këngëtarja Sigi Bastri fitoi çmimin “Best New Artist”, i cili mundësohej nga fondacioni “Dritan Hoxha” dhe u dha nga Lori dhe Sara Hoxha.

3.Çmimi “Best Female” u fitua nga Soni Malaj.

4.Olta Boka dhe Erik Lloshi morën çmimin e “’Top Albania Radio”.

5.Finalistët e “Big Brother 7″ Valeri, Jona si edhe fituesja e tij Nevila dhanë çmimin “Best Group” për LYNX.

6.Xhensila Myrtezaj u shpall fituesja “Best Pop Rock”.

7. Çmimi “Best Duet” i dhënë nga Eneida Tarifa, fituese e “Top Fest 7”, shkoi për vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi.

8.Gjergj Leka mori çmimin “Best Male”. Këngëtarja Venera Lumani fitoi “Best Balade”.

9.Kampioni në peshëngritje Erkand Qerimaj ishte ai që dhe çmimin “Best RNB” për Big Basta dhe Anxhelo

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)