Mbërritja dhe gjithë itinerari i kombëtares izraelite në Shqipëri do të jetë sekret absolut.
 
Kundërshtari i radhës i Shqipërisë është parashikuar që të mbërrijë sot në Tiranë, por ora kur do të zbarkojnë në Rinas mbahet në fshehtësi.
 
Ndryshe nga procedura e zakonshme sikur priten të gjitha përfaqësueset e tjera në prag të ndeshjeve, e fundit edhe Spanja, me Izraelin ndodh e kundërta.
 
Izraelitët nuk kanë pranuar që të publikohet orari i mbërritjes në Shqipëri, ndërsa ende nuk dihet nëse do të akomodohen në Tiranë, apo në Elbasan para ndeshjes.
 
Masat e sigurisë për ndeshjen e së shtunës i kalojnë edhe ato përballë Serbisë, para një viti ku u angazhuan të gjitha institucionet.
 
Në cdo hap ekipi do të shoqërohet nga Forcat Speciale Renea, nga Policia Rrugore e Tiranës dhe nga FNSH-ja si dhe do të ketë kontrolle me qen anti-esklpoziv.
 
Të angazhuar për sigurinë e kësaj ndeshje janë edhe agjentët e shërbimeve inteligjente të Izraelit, Mossad, të cilët kanë mbërritur tashmë në Shqipëri.
 
Burime nga Policia e shtetit bëjnë me dije se nuk ka të dhënë nga agjencitë e zbulimit për ndonjë rrezik, por këto masa janë marrë për mbarëvajtjen e ndeshjes. 


d.b/shqiptarja.com