Topalli:Basha eksperimenti më
i dështuar i politikës shqiptare

Topalli:Basha eksperimenti më<br />i dështuar i politikës shqiptare
Jozefina Topalli një nga kritiket më të forta të kreut të PD Lulzim Basha vijon akuzat ndaj tij.
 
Duke zgjedhur rrjetin social facebook Topalli e konsideron Bashën  eksperimentin më të dështuar të politikës.
 
Sipas saj Basha jo vetëm humbi zgjedhjet  por gjunjëzoi PD. Më tej ajo shprehet se askush përvec Kukan nuk e ka uruar për rizgjedhjen në krye të PD-së.

Statusi në FB

70% e antarësisë së PD nuk kanë marrë pjesë ne farsen e Lulzim Bashes. Ata e kanë refuzuar me shumë përcmim.
Lulzim Bashën nuk e ka uruar askush ( pervec Kukanit) edhe pse kanë kaluar tashmë 5 ditë.

Që nga koha e çadrës kanë ndodhur shumë ngjarje.

Lulzim Basha jo vetëm humbi zgjedhjet, por gjunjëzoi PD me një rezultat ku i mungonin 230 mijë vota ose 35% e votave nga 2013.

Lista Basha mori më pak vota edhe se në 1997 kur nuk kishim komisionere dhe nuk shkelnim në gjysmën e vendit, ose mori paksa më shumë se gjysma e mandateve që PD mori ne 2009.

Rezultati i 25 qershorit 2017 është humbja më e madhe historike jo vetëm e PD, por e gjithë forcave politike shqiptare në 3 dekada.

Por edhe pas ketij rezultati hutues e katastrofik LB nuk dha dorëheqjen sic e kërkon rregulli demokratik, morali dhe sic ndodh në cdo vend normal demokratik të botës; Ai shkeli dhe mbi precedentin e standartin e PD kur Sali Berisha dha dorëheqjen edhe pse kishte marre çerek milion vota më shumë se pasardhesi i tij.

LB shpalli vetëngrirjen nën shembullin e deputetit të PS Armando Prenga, pasi ky i fundit qëlloi me armë në komisariatin e policisë mbi qytetarët e tij.

Pas kësaj , thua se kishte fituar dhe jo pësuar disfatën e paralajmëruar, ai nisi një proces farse- blic 3 javor në shkelje të dhunshme e flagrante të dispozitave të tëra të

Statutit të PD për grabitjen e karriges të kryetarit të PD.

Procesi do mbyllej me urgjence , që askush të mos kishte kohë të pyeste e të analizonte se pse munguan 230 mije vota ; që askush të mos ngrinte cështjen e marreveshjes se fshehtë të tij me Edi Ramen, që askush te mos merrte pergjigje se pse LB merrte vendime personale pa konsultuar asnjë forum të PD nga qendra ne dege.. etj

Procesi farse nisi me një urdhër antistatuor te LB kur ia la dy nënkryetarëve demek menaxhimin e proçesit; Farsa e zgjedhjes do bëhej pa kod zgjedhor që sipas statutit duhej te miratohej nga KK, pa liste të publikuar të antaresisë, me një Komision të besuarish të tij personal që të kujtonin KQZ e 2001 ku anëtarët ishin 7:0 për pushtetin.

Kryetar i KQZ të farsës ishte vete Lulzim Basha nën shëmbëlltyrën e Mark Abdise të PS së kohës.

Ashtu si gjatë fushatës kur sheshet ishin bosh, takimet e Bashes në parti ishin të braktisura nga antarësia.

LB i kapur nga paniku i bojkotit të demokrateve ,filloi betejën e jetes dhe urdheroi mbushjen e kutive , fallsifikimin e firmave dhe të kryqave mbi katrorin e tij.

Nga nje anëtar një vote procesi u kthye në cirkun e votimit një anëtar disa vota.

22 korriku ishte vetem fundi i komedisë së grabitjes së karriges së kryetarit .

Vetem me LB mund të ndodhë , që të rritet e shumefishohet shifra e pjesëmarrjes në votime kur këmbë njeriu nuk shkel tek qendra e votimit(sic ka ndodhur pothuaj në gjithë territorin pas dreke , për rreth 5 orë kur askush nuk lëvizte as ne qytet dhe as hynte ne dege te PD).

Vetëm LB mund të rimarrë karrigen kur në ata qarqe ku është zhytur ne zgjedhje politike, fallsifikon pjesemarrje me 60% , ndërkohë që në të vetmin qark qe ka fituar me 25 qershor me 60% , pjesemarrja reale me 22 korrik eshte vetem 30% .

Vetem LB mund të urdhërojë shtimin fals tenrreth 30 mije votave në " garen" partiake, kur në zgjedhje politike humb me 230 mije vota;

Vetem LB , në vetminë e braktisjes nga të gjithë , mund të shpall vehten kryetar në një konference shtypi pa asnjë njeri as në krah,as në salle e as në oborr.

Ne fakt me 22 korrik , 70% e anëtarësisë se PD kanë bojkotuar me përçmim farsën e Lulzim Bashes.

LB sot është Kryetar i delegjitimuar. Ai është kryetar i rremë.

Ai sot mban vulën e turpit e ulët mbi karrigen e grabitur te PD, parti të cilën e e asgjesoi me gjakftohtësinë e të vetengrimit.

Në kronike do hyje si eksperimenti më i dështuar i politikes shqiptare , që shënoi humbjen më të madhe të forces së vet politike dhe që shkruajti ( fallsifikoi si) fitoren më të madhe me mbi 90% brenda farsës së brendshme partiake.

Prandaj qytetarët me ironi e quajëe Mr. 90%.

Ndaj Lulzim Bashen nuk ka marrë asnjë urim.
( me perjashtim te Kukanit)

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr