Topalli: Basha si Makbethi, sot
mblodhi në PD klientelistët e tij

Topalli: Basha si Makbethi, sot<br />mblodhi në PD klientelistët e tij
Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli ka reaguar ndaj mbledhjes së Lulzim Bashës me deputetët e rinj, zhvilluar sot në PD.

Sipas Topallit, mbledhja me deputetët, që ende s’janë betuar në Kuvend është e turpshme, ndërkohë që ende nuk ka mbaruar legjislatura e vjetër.

Për Topallin, ajo është një listë klienteliste e Bashës. 

"Ky qe nuk mblidhte grupin parlamentar kur e detyronte statuti, kur e kerkonte koha dhe deputetet qe thirrnin me shqetesim qe te mos conte PD drejt gremines( sic ndodhi ne fakt sic e paralajmeruam), sot mbledh listen e tij klienteliste familiare me shprese se pa kesaj do shpetoje nga ankthi i manipulimit dhe fallsifikimit te pjesemarrjes te 22 Korrikut dhe rezultatit katastrofal me minus 230 mije vota te 25 Qershorit.

Krejt si Makbethi, kur flet me vete e përshpërit:

”Moj kohe, rend me shpejt se tmerri im”,
thuhet në reagimin e Topallit. 

REAGIMI
Moj kohe, rend me shpejt se tmerri im”.

Sot kur ,KQZ miratoi me 7:0 rezultatin perfundimtar te 25 qershorit , ku e majta ka me shume se 2 fishin e votave te Listes Basha,

Kryetari i delegjitimuar nga 22 Korriku dhe i shkarkuar me humbjen katastrofale te 25 Qershorit, nuk din as te fshehe më urrejtjen e eger te tij ndaj grupit parlamentar, grup qe beri opoziten me te forte kundra krimit ne Parlament e luften me te fuqishme kundra droges si politike shteterore te Edi Rames .

Urrejtja kundra grupit te deputeteve, qe bojkotoi nje vit Kuvendin ne nje sakrifice gati unike , eshte e vetmja gje e pakamufluar nga Lulzim Basha, qe thote se s ka flirtim me Edi Ramen .. por eshte ne qeveri me te.

Ai sot, 4 dite pas veteshkrirjes, duke rendur kunder arsyes,ne kundershtim me Kushtetuten, ne dhunim te cdo norme morale dhe etike, jo vetem qe nuk e njeh me as ligjerisht grupin parlamentar te PD, por ne nje gjest te paprecedent, nuk i durohet te prese edhe nje muaj , sic e do rasti e rregulli, kur mbaron mandati i legjislatures aktuale.

Ky qe nuk mblidhte grupin parlamentar kur e detyronte statuti, kur e kerkonte koha dhe deputetet qe thirrnin me shqetesim qe te mos conte PD drejt gremines( sic ndodhi ne fakt sic e paralajmeruam), sot mbledh listen e tij klienteliste familiare me shprese se pa kesaj do shpetoje nga ankthi i manipulimit dhe fallsifikimit te pjesemarrjes te 22 Korrikut dhe rezultatit katastrofal me minus 230 mije vota te 25 Qershorit.

Krejt si Makbethi, kur flet me vete e përshpërit:

”Moj kohe, rend me shpejt se tmerri im”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën