Topalli në 'Kontrast': Basha krijoi modelin e politikanit që arrin majën pa merita dhe që pasurohet në opozitë! Kuvendi i 30 prillit bashkon PD-në

TIRANË- Për Jozefina Topallin, dëmet që i ka shkaktuar Lulzim Basha Partisë Demokratike mund të kërkojnë kohë që të zhbëhen. Për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, ish-kryeparlamentarja demokrate tha se pavarësisht largimit të Bashës nga drejtimi i PD, ai po vijon përpjekjet për ta dëmtuar opozitarizmin në vend.

“Unë po e lexoj atë që po ndodh. Kanë ndodhur shumë gjëra që nuk i prisnim. Është e vërtetë që Lulzim Basha ka ikur, por ai po përpiqet me goditjet e fundit për të demtuar edhe në ikjen e tij të djathtën shqiptare. Ai ka lënë një efekt që mund të zgjasë përtej këtij 10 vjeçari sepse ka krijuar modelin e një politikani që ngrihet në majë pa asnjë kontribut dhe asnjë betej. Dhe mbi të gjitha pasurohet në mënyrë të qëllimshme në opozitë. Këto janë dy element që mund t’u krijojë të tjerëve përshtypjen e gabuar se në politikë mund të arrish shumë pa pasur kontribute” - tha ish numri dy i PD, Jozefina Topalli.    

Ajo shtoi për “Kontrast” se Basha ka ende në mbështetje një pakicë të vogël që po përpiqet të mbetet në skenën politike përmes deklaratave mediatike dhe aksioneve të tjerë. E pyetur për deklaratën e Gabriel Escobar për Sali Berishën, Topalli tha se në fakt e shkuara e demokratëve është Lulzim Basha.

“E kaluara për PD është djegie mandatesh, mos hyrje në zgjedhje dhe mos lejim vote. Sigurisht që pa një opozitë të fortë s’ka demokraci në botë. Për periudhën që jetojmë,  Sali Berisha është i vetmi që I kthjelloi demokratët dhe mund të arrijë bashkimin. Unë nuk them që Berisha është i përjetshëm, por për momentin është i duhuri aty” – tha Topalli për “Kontrast” në Report TV.

Ndërkohë, e pyetur nëse do të marrë pjesë në Kuvendin e 30 Prillit, Topalli e ka cilësuar si vendimtar për bashkimin e PD-së, por shtoi se pas saj duhet të vijojë një fazë e tretë për të bashkuar edhe ata që janë lënë jashtë nga partia, duke përfshirë këtu edhe veten. 

“Unë mendoj që Kuvendi i 11 dhjetorit ishte tepër i rëndësishëm. Ky Kuvend në 30 Prill është i rëndësishëm për bashkimin e PD aktuale. Mendoj që pas kësaj nis një lëvizje e tretë për të bashkuar ata që kanë mbetur jashtë saj apo janë përjashtuat” -tha ajo.

 

Video e emisionit të plotë 

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luigji: 15/04/2022 19:40

    Nuk kuptoj si akuzon Bashen se krijoj model per ngritjen ne pushtet dhe pasurimin me te berit opozite,kjo do thote ose jeni pa aftte ose interesgji,Basha nuk ka shtylle kurrizore ate e krijoj Berisha per te kontrolluar PD-ne ai ndepermes kukulles se tij ju menjanoi te gjithve tani kerkoni Berishen, cfare eshte kjo pa aftesi e te berit politike apo djallezi

    Përgjigju
  • Giu la testa: 15/04/2022 18:53

    A mendon te bashkohesh me salen o joz apo e ke mbylle me pd apo e ka mbylle pd me ty?

    Përgjigju
  • abc: 15/04/2022 18:50

    pse nuk flet per ate qe e krijoi bashen, ti e di fare mire qe krijuesi eshte sala. pastaj ti besh nje analize pse I duhet sales ky proces krijimi (do ishte nje bashe apo pashe apo dashe kukulla, pak rendesi ka emri)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori