Topalli heq Presidencën
nga faqja e Kuvendit

Topalli heq Presidencën<br />nga faqja e Kuvendit
TIRANE- Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka hequr nga lidhja e institucioneve qendrore të shtetit në Shqipëri, Presidentin e Republikës. Një vështrim i shpejtë në faqen e parë të faqes online të Kuvendit, të tregon se çfarë ka ndodhur. Në anën e majtë poshtë poshtë rubrikës "links" (lidhje) dhe që duhet të të lidhë me instituonet qendore të vendit, janë Këshilli i Ministrave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qendra e Publikimeve Zyrtare dhe Gjykata Kushtetuese. Pra nuk mungojnë KQZ-ja që merret me menaxhimin e zgjedhjeve dhe QPZ-ja që bën publikimin e Fletoreve Zyrtare, por nuk është lidhja me Presidetin e Republikës.
Ndryshimi është bërë kohët e fundit, pasi parlamentit iu dhurua një fytyrë e re online, ku nuk mungojnë polifotot pa fund të kryetares së Kuvendit, brenda dhe jashtë shtetit, takimet e shumta dhe fjalimet e saj. Ndryshimi i bërë është vijimi i një politike të hapur përjashtuese për kreun e shtetit, i cili u shpall i padëshiruar prej vitit të parë që mori postin e kreut të shtetit, pas fërkimeve me PD-në për dekretet dhe emërimet që janë në kompetencë të kreu të shtetit, ndërsa heqja e tij edhe nga faqet elektronike është vazhdimi i fushatës për heqjen e portreteve të tij edhe nga zyrat e institucioneve ku drejtojnë demokratët.
Kryetarja e Kuvendit nuk e ka fshehur ambicien për të qenë një kandidate e PD-së për postin e kreut të shtetit dhe edhe Brenda PD-së përflitet si një kandidaturë e mundshme. Kryeministri Sali Berisha, ndonëse ka qenë I pari që ka nisur sulmet publike ndaj presidentit Bamir Topi, vazhdon ta mbajë në faqen e Kryeministrisë lidhjen me Presidencën. Por..poshtë Kuvendit të Shqipërisë, apo më saktë me këtë renditje të institucioneve qendrore: Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Gjykata Kushtetuese, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Avokati i Popullit, Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate