Topalli-Marles:
Bashkëpunimi Shqipëri-Australi

Topalli-Marles:<br />Bashkëpunimi Shqipëri-Australi
TIRANE- “Anëtarësimi I Shqipërisë në NATO ka qënë një proces I merituar. Shqipëria ka kontribut të rëndësishëm në misionet e sigurisë që Aleanca ka në vëndet të ndryshme të botës dhë është në të njëjtën anë të tryezës me Australinë për rolin e saj të rëndësishëm në këto misioni” -u shpreh sot në Tiranë Zv Ministri I Jashtëm I Australisë Richard Marles në takimin me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.  Numri dy I diplomacise australiane deklaroi gjithashtu se Shqipëria është në rrugën e përparimit të shpejte duke lënë pas gjurmën e errëta të regjimit komunist.
“Ju keni një histori të mirë ekonomike për t’ia treguar vendeve të Europës por edhe më gjerë. Keni shumë për të thënë mbi këtë sukses dhe ky është një oportunitet për të cilin edhe investitorët australianë duhet të inkurajohen.”-u shpreh ai
Kryetarja Topalli njohu z.Marles me reformat e në vend dhe investimet e kryera. Ajo shprehu gjithashtu mbështetjen që Australia ka dhënë ndaj anëtarësimit në NATO duke theksuar se vendi është orjentuar drejt integrimit europian. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër