Topalli: Moisiu e shkarkoi Muhon
si prokuror-koalicion qelbësirash

Topalli: Moisiu e shkarkoi Muhon <br />si prokuror-koalicion qelbësirash
Kryetarja e Parlamentit Topalli në fjalën e saj sot solli argumentin e saj për shkarkimin e anëtarit të LSI-së nga KQZ-ja Muho ku me një dokument tregoi se “Ilirjan Muho është shkarkuar nga detyra e prokurorit të Fierit me dekret të Presidentit të asaj kohe Alfred Moisiu ndërsa akuzoi opozitën se është propozuar nga radhët e PS-së pikërisht nga kryeprokurori Theodhori Sollaku.

“Propozimi dhe emërimi i tij është i paligjshëm sepse zotëria është i shkarkuar nga detyra”, - tha Topalli.

Duke vazhduar më tej se “propozuesit të kërkojnë të falur pasi ky zotëri është pengu më i madh i KQZ-së, ky është turp i këtij parlamenti. Ju ftoj të bashkoheni me mazhorancën për të shkarkuar Muhon”.

Ndërsa nuk ka munguar reagimi i opozitës ku Fatmit Xhafa iu drejtua Kryetares duke thënë se "ku ishit deri dje kur e emëruat Muhon në këtë pozicion".


ORA 17:21 TOPALLI: JA CILI ESHTE ILIRJAN MUHO, LIROI KUQON TE DENUAR NGA GJYKATA ITALIANE

Kryetarja Topalli lexon në sallë vendimin për lirimin e Aleksandër Kuqos, ku prokuror ka qënë Ilirjan Muho. “E kuptoni pse e mbroni ju këtë Ilirjan Muhon, që ka liruar atë që ka qënë i dënuar në Itali për trafikim armësh, ju rilindasit. Dëgjoni se cili është ai, i është drejtuar Topalli sallës duke thënë se “Prokurori i rrethit ndonëse është vënë në dijeni për aktet e Muhos, nuk ka vepruar konform ligjit dhe nuk ka apeluar vendimin e gjykatës të 2002-it, që ka vendosur pezullimin e dënimit për Aleksandër Kuqon të dënuar nga gjykata në Itali".

Topalli ka shtuar se "për këtë arsye, Dhori Sallaku ka kërkuar masën disiplinore të shkarkimit nga detyra të prokurorit Ilirjan Muhos. Prokurori i Përgjithshëm ka propozuar këtë dhe Presidenti e ka shkarkuar, ta gëzoni".

"Tani ju kërkoj unë që të votoni kundra dhe ta gëzoni. E nxora tani sepse në momentin që më vjen, unë e nxjerr", tha Kryeparlamentarja duke iu drejtuar opozitës.


ORA 16:30 TOPALLI: JENI KOALICIONI I QELBËSIRAVE, KQZ-JA NUK ESHTE I PAVARUR, POR BARAZPESHE

"Nuk m'i shtrembëron ti mua fjalët. Unë të përsërita fjalët e Kryetarit tënd dhe ideologëve të tij që kërkuan në 2004-ën “Qelbësira të të gjitha vendeve, bashkohuni”. Ajo që po ndodh është “koalicioni i qelbësirave”. Mirë fole Ilir. E meriton me ta dhanë dorën. Askurrgjë s’ke marrë vesh çfarë është folur tash 7 orë. Totozani është i vetmi institucion i pavarur, i propozuar dhe miratuar nga ju, ndërsa të tjerët janë barazpeshë politike. Ti nuk mund t’i thuash “e pavarur asaj që është barazpeshë politike. A kupton mor Ilir? Asgjë nuk kupton! KQZ-ja nuk është i pavarur, është barazpeshë politike. Në Gjermani e kanë të pavarur, institucion teknik".


ORA 15:30 XHAFA: ZNJ.TOPALLI, O JENI SYLESHE, O JENI PENG, QË NUK E DINIT SHKARKIMIN E MUHOS

Në fjalën e tij Xhafa iu drejtua Kryetares duke thënë se "dëgjova sot patetizmin e Kryetares së Kuvendit, që nuk më suprizoi." Por, shtoi ai "më surprizoi paturpësia e znj. Topalli: Ku ishit deri dje, kur ju e miratuat Muhon? O keni qënë sylesh dhe s'i keni parë letrat ose keni qënë peng i nevojës për të marrë pushtetin. Edhe sikur të ishte ashtu siç thoni, ju, atëherë është turpi juaj që nuk bëtë detyrën kur duhej ta bënit dhe keni kurajon sot ta përmendni. Pastaj, znj. Kryetare, këtu nuk është kafene, muhabet pazari. Nëse është ashtu siç thoni, bëjëni shkarkimin sipas rregullave".

"Por me aq sa lexova, s’keni bazë për ta bërë, problemi është se ju nuk keni numrat, jeni sot një mazhorancë mercenarësh, sepse s’keni numrat tuaj dhe vetëm ato të mercenarëve dhe në emër të tyre doni të dhunoni institucionet e pavaruara, kjo është logjika e hajdutit të votës, të zgjedhjeve", - shtoi në fjalën e tij deputeto socialist.

Çfarë është KQZ-ja? Institucioni përgjegjës për administrimin e procesit zgjedhor, I mirëpërcaktuar qartë, një institucion i pavarur jopartiak. Ky projekt që ju sillni këtu është në kundërshtim me Kushtetutën, është një “nonsense” juridik. Ju nuk po dini t’I vini emrin vendimit tuaj: është lirim, zëvendësim apo zgjedhje? Kjo është zgjedhje. Sepse ju thoni “në zbatim në nenit 14” ku thuhet “zgjedhja e komisionerit. Pra, ju kërkoni ta zgjidhni anëtarin e KQZ-së. Keni vënë nenin 14 të Kodit Zgjedhor, se nuk kish asnjë nen tjetër ku të mbështetësit. Nëse bëhej fjalë për shkarkimin, do duhej neni 18, ku flitet për shkarkimin, mirëpo ky nen s’e përcakton këtë procedurë, kështu që veprimi juaj bëhet krejtësisht i paligjshëm dhe i papranueshëm.

Ambasadori Arvizu ju ka thënë në logjikën e juristit dhe të partnerëve, se ky është një institucion i pavarur që nuk mund të komandohet nga partitë. Nëse flitet për individë, këtu ka vetëm një që nuk i thuhet emri: Sali Berisha. Ambasadori thotë se nuk mund të ndryshohen rregullat në mes të lojës, siç po bëni ju. Pra, në këtë mes logjikë juridike nuk ka, por ka vetëm synime politike: zgjedhje sipas vullnetit të Kryeministrit. Në relacion ju nuk keni përdoruar asnjë arsyetim juridik: prishja e kësaj baraspeshe, thoni ju, do të kërcënonte mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe do ishte provë e rrjedhojës për manipulim. Pse kur ishte deri dje kjo balancë për shkak të aleancës suaj, nuk ishte e tillë që manipulonte zgjedhjet ndërsa sot, e kundërta? Të njëjtët janë kryetarët e partive. Problemi është se kanë ndryshuar numrat në Kuvend dhe ju nuk keni më numrat".






dekreti shkarkimit



(Foto: Dekreti i shkarkimit të Muhos nga presidenti Nishani)


Redaksia online
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti kinez nis vizitën në Francë

Presidenti kinez nis vizitën në Francë