Topalli ne Kukes: Përballuam
emergjencën me sukses

Topalli ne Kukes: Përballuam<br />emergjencën me sukses
TIRANE- Pas më shumë se dy javësh reshjesh të pandërprera, dëbora i ka lënë vendin temperaturave të acarta dhe ngricave. Megjithatë vihet re një ngritje të temperaturave, në krahasim me ato të ditëve të kaluara.  Në Kukës sot temperatura më e ulët shkon deri në -8 gradë celcius. Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami kanë udhëtuar sot paradite drejt qarkut Kukës për të monitoruar situatën nga afër.

ORA 11: 50 TOPALLI NE KUKES: PERBALLUAM EMERGJENCEN ME SUKSES
Kryetarja e parlamentit Topalli zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shtabit të Emergjencave Civile në qarkun e Kukësit ku falenderoi ushtrinë dhe pushtetin lokal për përballimin e situatës. “Këtë emergjencë e kemi përballuar me sukses falë gadishmërisë së institucioneve, ushtrisë e pushtetit vendor” – tha Topalli.

Ajo nënvizoi se akset nacionale në Kukës janë të hapura dhe kërkoi më shumë punë për hapjen e rrugëve rurale që lidhin qytetin me komunat dhe fshatrat e izoluara.

Nga ana e tij ministri i Mbrojtes me të mbërritur në Kukës është nisur me helikopter drejt qytetit të Bajram Currit, për të ndjekur nga afër situatën. Tropoja është një nga zonat më të prekura nga dëbora, ku komunat vazhdojnë prej disa ditësh të jenë të izoluara për shkak të trashësisë së borës e cila vende vende i kalon 2 metra.

NDERPRITEN RESHJET, VAZHDON SHPERNDARJA E NDIHMAVE
Duke përfituar nga moti pa reshje vazhdon puna për hapjen e komunave të izoluara nga bora. Gjithashtu e favorizuar është operacioni i shpërndarjes së ndihmave me anë të helikopterëve.

Në Kukës, është normalizuar lëvizja në të katër korsitë në segmentin e autostradës Morin- Kukës- Tunel, ku janë në punë 2 fadroma dhe 4 borëpastruese. Akset e tjera prania e akullit e bën të vështirë lëvizjen e automjeteve. Në Kukës 8 komuna janë të izoluara dhe në 6 të tjera janë zhbllokuar vetëm qendrat. Situata e rënduar mbetet në 6 komuna të Tropojës. Në Has janë të izoluara 3 komuna.

Situata vazhdon të mbetet e vështirë në qarkun e Dibrës, ku komunat e izoluara prej 15 ditësh kanë dhe mungesë të energjisë elektrike. Trashësia e borës atje arrin në 2 deri në 2.5 metra cka e bën të pamundur shpërndarjen e ndihmave nëpërmjet rrugës tokësore. Aksi Peshkopi-Milot është i kalueshëm, ndërsa Peshkopi-Qafë Bualli me vështirësi. I ftohti ka mbërthyer dhe Librazhdin, Gramshin e Korçën ku temperaturat kanë rënë sërish, ndërsa dhjetra fshatra mbeten të izoluara. Banorët bëjnë apel për hapjen e rrugëve, ndihma ushqimore e furnizim me energji.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin