Opozita pretendon se projektbuxheti i vitit 2026 favorizon më shumë jugun e vendit dhe diskriminon veriun. Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, dhe deputeti Eduart Shalsi rrëzuan pretendimet e opozitës, duke i cilësuar tendencioze dhe kontradiktore me mbështetjen e parashikuar për veriun në projektbuxhetin 2026.

Nga një debat për projektbuxhetin, deputetja Jozefina Topalli e degradoi në arenë sulmesh personale, duke akuzuar deputetin Shalsi se gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ishte i dehur.

“Kur zoti Spahiu foli se si veriun e kanë lënë pa investime, menjëherë zoti Rama i shkroi mesazh ministrit të Financave dhe i kërkoi që të reagonte. Fola unë për të njëjtin realitet dhe kërkoi këtij tjetrit (i referohet Eduart Shalsit) që të reagonte. Ndoshta është më mirë t’i thoni kryeministrit që të vijë këtu dhe të reagojë vetë. Deputetin që sapo foli e kam pas dhe e njoh prej shumë vitesh. E kujtoj vetëm për një fjali: Do të vjedhim me lezet. Në atë kohë nuk ia kam marrë për të keq se kam thënë ky nuk paska eksperiencë politike. Paskam gabuar. Ai nuk ka as inteligjencën minimale. E mira është që ato që janë pijshëm të mos i lini të shkojnë të foltorja”,- tha Topalli.


Lajmi kryesor:

Prezantohet në Kuvend pr.buxheti 8.8 mld €, Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së! Opozita: Ofron vetëm ‘lugë boshe’