Demokratët kanë vënë në shënjestër ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Duke u fokusuar tek projektligji për barnat dhe shërbimin faramceutik, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dha alarmin se në vend po tregetohen ilaçe të skaduara dhe false. Por vetë ministri hodhi poshtë akuzat dhe renditi abuzimet e bëra me medikamentet gjatë kohës kur në pushtet ishin të djathtët.
DEBATI
Topalli: Sot me ligj, kryeministri ka sjellë që ne mos t'i garantojmë as standardet e kërkuara për ilacet që ato do shkojnë për të blerë se ne spital nuk ka ilaçe. Barnat do jenë të skadume dhe ky është ligji që kemi sot.
Beqaj: Gënjeshtër , projekt ligji sic mund të lexohet thotë që barnat me origjinë nga vendet e Ballkanit regjistrohen në Shqipëri pasi janë regjistruar në vendin përkatës dhe pasi qarkullojnë në vendin përkatës që do të thotë nuk bëhet fjalë për barna kontrabandë dhe nuk bëhet fjalë për barna të falsifikuara. Gjysma e barnave të Ballkanit janë regjistruar 1 janar 2012, 31 gusht 2013 pra 20 vite që punojmë ne me Serbinë, gjysma e barnave që vinë nga Serbia janë regjistruar në ikje të pushtetit tuaj.
Topalli: Nuk ju fola as për 28 tenderë në 22 muaj zoti ministër dhe tani po më detyroni që t'i përmend. Jeni i vetmi deputet i cili në mandatin e kaluar i është hequr mandati sepse ka marrë, ka përfituar fonde publike në karrigen e deputetit. Ndërkohë që sot na rezulton që po ajo kompani për të cilën juve ju është hequr mandati, për të cilën ka një vendim të gjykatës Kushtetuese pavarësisht se formalisht keni bërë letrat për të qenë ne rregull po ajo kompani merr 13 milionë euro. Akuzat që iu bënë drejtojani ministrave apo deputetëve që i keni ju sot në mazhorancë sepse ato kanë qenë në fakt ministra por sot i keni ju.
Beqaj: 2008 - 2013, te gjithë ish-drejtorët e Doganave dhe gjithë ish-ministrat e financave kanë pranuar me shkresa zyrtare që ka grabitje masive të shqiptarëve me çmimet e barnave. Ketu thuhet që kur ishit ju në pushtet keni investiguar që në Shqipëri barnat janë 70% më të shtrenjta se në Suedi, e keni ditur dhe e keni lejuar. Janë 70 milionë dollar në vit, në 5 vjet bëhen 350 milionë dollarë jepni llogari për këtë. Scountet që përfitonin distributorët financonin politikën tuaj për vite me radhë. Kjo është arsyeja që sot sa herë që flitet për barnat, kërceni.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO