Topalli: Politika dhe krimi marrëveshje për të amnistuar pasuritë, boll më! Koha është për një lëvizje për ndryshim

Topalli: Politika dhe krimi marrëveshje për të amnistuar pasuritë, boll më! Koha është për një lëvizje për ndryshim

Jozefina Topalli

TIRANE-Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli lëshon akuza të forta për draftin që është përgatitur për amnistinë fiskale. Ish-numri dy i PD-së ka postuar lajmin e Shqiptarja.com që zbardhi draftin e amnistisë, ndërsa shkruan se kasta politike e korruptuar dhe krimi kanë bërë marrëveshje edhe për të amnistuar pasuritë e veta të paligjshme, të vendosura deri ne 2017. Ky është momenti, që sipas Topallit të veprohet dhe të krijohet një lëvizje për ndryshim.

"Te gjitha pasurite e paligjshme te 3 dekadave, te funksionareve dhe krimit amnistohen! Ata kane bere ligj per te glorifikuar pasurite e tyre te paligjshme! Kasta politike e korruptuar dhe krimi kane bere marreveshtje edhe per te amnistuar pasurite e veta te paligjshme, te vendosura deri ne 2017.

Ky eshte nje nder skandalet me te urryera e brutale qe kam degjuar ne keta tre dekada. Asnje qeveri ne bote nuk do guxonte jo te bente nje ligj te tille, por as t’i kalonte neper mend po te mos kishte garancine e kryetarit te “opozites”. Per te gjithe ata qe ende nuk dijne te kuptojne logjiken e marreveshtjes se fundit, nje nder arsyet e keni ketu.

Sa here kemi thene se jane gjithe bashke.

Sa here kemi thene se kjo eshte qeveria me e keqe e ketyre 3 dekada.

Sa here kemi thene qe kjo qeveri kontrollon cdo gje, perfshire opoziten.

Ata ( 3-4 vete ) te zhytur ne korrupsion e paligjshmeri , mbajne peng nje vend.

Ata kane nje ortakeri te frikshme qe ka zhytur vendin ne depresion duke mbyllur cdo perspektive per te rinjte, dhe tani po ligjerojne vjedhjet e tyre te paimagjinueshme.

Njerezit jane te varfer dhe ekstremisht te varfer sepse jane te vjedhur.

Detyra e te rinjve eshte :- Te sfidojne korrupsionin!

Koha eshte per te vepruar.

Koha eshte per nje levizje per ndryshim.

Boll eshtr boll" tha Topalli.

Por dje, një ditë pasi Report TV zbardhi draftin konfidencial sipas të cilit legalizoheshin pasuritë e qeveritarëve të larguar prej më shumë se 3 vitesh, kryeministri Edi Rama, i shoi këto zëra duke thënë se nuk ka amnisti për asnjë person që ka prekur politikën. Rama tha se nga amnistia për pasuritë e padeklaruara përjashtohet edhe kushdo që ka qenë prokurorë apo gjyqtarë.

Postimi i Jozefina Topallit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peshku sdrale: 12/06/2020 11:56

    k e sales . Rrueve sa mujte tash paske mete pa gje , jepi nje shtytje voltanes sa ti marojne dhamet e pastaj kap fronin .

    Përgjigju
  • ZHELEFINA: 12/06/2020 11:37

    O zhelefin po ti nuk je Arqitektja e gjith ktyne poshtërsive ? ? ? Apo kur ishe ti nuk quhet o zhelefina zhgaravin nga punët se nga pamja je top me të çu në shpi publike bon 1000 euro në dit.

    Përgjigju
  • O tej: 11/06/2020 20:31

    Je rinue zbukurue moj zhelegine

    Përgjigju
  • Shqip: 11/06/2020 19:17

    Kur flet kjo pee krim zoti na ruajt

    Përgjigju
  • redi: 11/06/2020 18:10

    Jozefin je shpresa jone e fundit.Ha ha ha Jozi per ndryshim !Po ku ishe deri tani ?

    Përgjigju
    • Ehhuuu: 11/06/2020 20:01

      Po tani mbase i ka dhen i pari leje te flasi. Se deri dje kishin frike

  • Taipi: 11/06/2020 18:06

    Mos te kap prej zhelesh ik mer saliun

    Përgjigju
  • Xhozi ....: 11/06/2020 18:03

    ... Mire e ke piktorin e zemtes poshte hyrjes e ke.... nuk lodhesh shume poshte e nalt......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri