Topalli: Ramës iu mërzit bashkëpunimi

Topalli: Ramës iu mërzit bashkëpunimi
TIRANË – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas deklaratave të kryesocialistit Rama se po mbahet peng mandati i deputetit të ri socialist, pas dorëheqjes së Rudina Seserit.

Në deklaratën zyrtare, publikuar në faqen online të Kuvendit, sulmet e Ramës për marrje të mandatit të PS nga Kryetarja e Parlamentit cilësohen si qesharake.
“As nuk ka patur, as nuk ka dhe as nuk do të ketë tendencë për të ngadalësuar apo për të privuar PS nga mandati që i takon! Akuza e zotit Rama është thjesht qesharake dhe e pabazë, sepse disa javë më parë, KQZ ka vendosur zotin Gjon Bardhi si personin që i takon mandati i deputetit. Gjatë kësaj kohe, PS ka patur mundësi ta ankimojë këtë vendim në Gjykatën e Apelit, gjë që PS nuk e ka bërë”, thuhet në deklaratën e Kuvendit.

Sipas këtij qëndrimi zyrtar, në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci, ka ngulur këmbë se vendimi i KQZ-së është i paligjshëm, antikushtetues dhe se mandati është i pavlefshëm.
“Gjithashtu, ishte zoti Ruci ai që i kërkoi Kryetares së Parlamentit ta shpallë jokushtetues vendimin e KQZ, në një kohë kur këtë autoritet nuk e ka as Këshilli, as Kryetarja, por vetëm Gjykata Kushtetuese. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duhet ta mësojë njëherë e përgjithmonë se në një shtet demokratik asnje institucion nuk mund të marrë atributet e një institucioni tjetër. Gjithashtu, është i padiskutueshëm fakti se ky mandat i përket PS, por modalitetet duhet të jenë vetëm ligjore”, theksohet më tej në deklaratën e organit legjislativ shqiptar.

Në këtë reagim, nënvziohet se, kryetarja e Kuvendit vlerëson se anëtarët e Këshillit kanë bërë diskutime të përgjegjshme dhe se është e kënaqur që konsultimet për gjetjen e modaliteteve ligjore po vazhdojnë.
“Nëse zotit Rama i është mërzitur marrëveshja dhe po kërcënon me rikthimin e politikës së bllokimit, që është dhe natyra e vetme e Edi Ramës, ai duhet të mbajë parasysh se marrëveshjen nuk e ka për hir të mazhorancës’, përfundon deklarata e Kuvendit dhe kryetares Jozefina Topalli.

(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata