Topalli: Skandali i Bashës, voton ministrin e Ramës dhe rrëzon një nga mendjet më brilante të PD! E turpshme

Topalli: Skandali i Bashës, voton ministrin e Ramës dhe rrëzon një nga mendjet më brilante të PD! E turpshme

Ish- kryeparlamentarja  Jozefina Topalli

TIRANË- Ish- kryeparlamentarja  Jozefina Topalli ka reaguar ashpër ndaj vendimit të demokratëve për të skualifikuar Ilir Rusmajlin, ish- ministrin e tyre nga KQZ-ja e re.

Akt të turpshëm e quan Topalli, duke vlerësuar maksimalisht figurën e Rusmailit si një nga mendjet më brilante të PD-së. Për Topallin, kjo votë i kujton marrëveshjen e 2017.

"Para dy ditesh ne Parlament, Rama ne marreveshtje me Bashen votoi emrat e KQZ se re. Sikur Basha te kishte kontestime per ndryshimet kushtetuese apo per mbylljen e listave permes hapjes se rreme , ky i fundit nuk do te kishte derguar ne Kuvend emrat e tij (emra qe moren voten e Rames)

Perkundrazi, ata ishin ne sintoni per cdo gje. I vetmi kontestim qe Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili. Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi zevendes kryeministrin e Partise Demokratike. Ilir Rusmaili eshte njohesi  me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se drejtes kushtetuese. Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash. Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie .

Votimi i Bashes per ministrin e Rames me kujtoi marreveshtjen e 2017 kur LB detyroi grupin parlamentar te votoje listen e vetingut, qe fillonte  nga Ina Rama deri tek militantet me famos te kryeministrit. Sa bukur merren vesht  shahistet per te ruajtur karriget e tyre. Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnje vlere per ta", shkruan Topalli.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja