Topalli 'skanon' Bashën dhe tregon pse hyri në politikë: Tani e kam kuptuar se ekziston korrupsioni në opozitë! Na mungon kultura e shtetit

Topalli 'skanon' Bashën dhe tregon pse hyri në politikë: Tani e kam kuptuar se ekziston korrupsioni në opozitë! Na mungon kultura e shtetit

Kryetarja e partisë më të re 'Lëvizja për ndryshim', Jozefina Topalli në një rrëfim të rrallë për jetën e saj personale dhe profesionale ka treguar shumë gjëra, që pak i dinin. Gjatë një interviste në RTSH, Topalli nuk nguroi të thumbonte kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Ish-kryeparlamentarja e pranoi se nuk ka qenë kurrë e afër me të, teksa shtoi se tani e ka kuptuar që ka korrupsion në opozitë. Topalli nuk i ka kursyer kurrë kritikat për Lulzim Bashën duke e bërë fajtor se falë tij Rama po qëndron në pushtet.

Gazetari: Keni shpresa dhe ambicie në 25 prill? Mendoni se do jeni një forcë e madhe që do rivalizojë partitë e mëdha?

Topalli: E besoj, vërtet e besoj. Ju mund të thoni se jam 1 kundër 3, por unë besoj se do vijë ndryshimi. Deri më sot nuk e kam ditur që ka pasur korrupsion në opozitë, sot e mësova.

Gazetari: Deri në vitin 2017 çfarë marrëdhënie keni patur me z.Basha?

Topalli: Unë s’kam pasur kurrë marrëdhënie të afërta me të. Kemi qenë të largët. E thashë që vetëm tani e kam mësuar korrupsionin në opozitë. Forcat politike kanë nevojë të hapen të afrohen sa më shumë të rinj, të përgatisin klasën e re politike. Ne mund të investojmë shumë në krijimin e disa figurave të rëndësishme politike, por shumë pak mund të nxjerrim prej tyre. Të jesh në parlament nuk do të thotë të jesh politikan. Politika është xhungël, është si drogë dhe do pasion. Asgjë nuk arrihet pa pasion.

Topalli tregoi edhe një episod me përfaqësuesin aktual të BE në Ballkan për Punët e Jashtme dhe të Sigurisë. Ajo foli edhe se si dhe pse hyri në politikë, ndërkohë që kishte studiuar për matematikë dhe i ishte përkushtuar asaj.

Topalli: Isha kryetare kuvendi dhe shkova në Parlamentin Europian. Kryetar parlamenti ishte Joseph Borrell, dhe mbasi bëmë takimin, ai kishte lexuar CV-në time dhe më tha që jeni ndër të parët politikanë që keni studiuar matematikë. Unë u përfshiva në politikë si e pafajshme, me idealizëm të madh se ky vend do bëhet më mirë.

Gazetari: Pse jeni zhgënjyer?

Topalli: S’dua ta them zhgënjim, por është shumë vështirë. Një natë më mori në telefon një shoqe e imja që është e majtë që voton gjithmonë PS-në, por më pas më votonte mua. Dhe ajo më tha një ditë: Jozefinë, çfarë kemi ne shqiptarët që nuk bëhemi si Europa, si perëndimi? Ne na mungon kultura e shtetit, nuk kemi histori demokracie apo parlamentarizmi shumë vjeçare. Ne po përpiqemi që të rikuperojmë shekuj të humbur gjatë historisë sonë. Të rinjtë shqiptarë kur dalin jashtë kanë histori suksesi, ndërsa po të ishin këtu s’do kishin shansin, sepse mungon meritokracia. Por shqiptarët janë më të bukurit dhe më inteligjentët. Nuk është faji i tyre, është faji jonë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/12/2020 02:03

    Qe s'kemi kulture shteti e histori demokracie kjo dihet .Midis pushtuesve,monarkive e diktaturave,luftrave,shtoi kesaj dhe mendesine anadollako-lindore, koncepti i te menduarit demokratik e shteteror ishte i fundit,per te mos thene qe nuk ekzistonte fare.Por koncepti i demokracise fillon nganjehere nga gjera te vogla,p.sh.te pranuarit qe te mos zgjedhurit ne nje post(kandidat per deputet) nuk eshte fundi i botes,dhe nuk eshte arsye qe te armiqesohesh me dike pse nuk ta vari.Koncepti demokratik ketu eshte qe duhet ta pranosh qe nuk je as me e mira,as me e pazevendesueshmja.Nga ana tjeter, dukesh qesharake kur perpiqesh te tregohesh naive per korrupsionin.A nuk ishte korrupsion menyra si ushtria dhe industria u shiten per skrap,apo u privatizuan?A nuk ishte korrupsion sesi u privatizuan tere ato ndertesa shteterore?A nuk ishte korrupsion allishverishet qe u bene me tokat e pronareve individuale,e ato te shtetit?A nuk ishte korrupsion trajtimi i pasurive kombetare?A nuk ishte korrupsion Gerdeci,hetimi i 21 janarit?A nuk ishte korrupsion se si u pallatizuan e u betonizuan qytetet me te bukura?A nuk ishte korrupsion sjellja e sistemit te drejtesise?A nuk ishte korrupsion ...... lista nuk ka fund,por te sillesh sikur nuk dije gje,nuk kishe pare e degjuar gje,qe nuk e kishe idene per cfare po vije firmen, aty ne organin nga me te lartet e shtetit,aty ku shume nga keto gjera u bene me bekimin e firmen tuaj,te kolegeve e eproreve te tu,atehere ky eshte korrupsioni me i madh,sepse eshte korrupsioni i vetes. ,

    Përgjigju
  • Viçi i pa lëpir viçidoli: 26/12/2020 17:12

    O viçidol komplet kaqol birrisha le të mari dhe ty e të bëni dylberin o viçidoli kok boli.

    Përgjigju
    • Haha: 26/12/2020 17:41

      Me lot kam qesh

  • Vicidoli: 26/12/2020 12:41

    Vec Borusha asht burre e ja va mire qe i ka dhtyp kesi morra ze cohemi te shtypim komunistat me ne kry Jozefinen.

    Përgjigju
  • Innovazione: 26/12/2020 12:27

    Ju qe shani jozin sjenias ma maja thoit. E keni inat se eshte antikomuniste dhe anti injoranteve. Jozi do triumfoje ooo morra

    Përgjigju
  • Gjozi: 26/12/2020 12:20

    A është kjo ajo që thoshte: po faj ka Bërisha që stë futi nji plumb ballit?

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 26/12/2020 11:41

    Ç'gjë e neveritshme! Tani e kuptoi kjo që ka korrupsion në opozitë. Medemek nuk ka lindur kur opozita ish në pushtet. Dhe ec e voti këta politikanë të pacipë. Ç'mendon kjo zonja, se u ka ikur dhimbja atyre që i kanë fituar të drejtat duke paguar? Si nuk i shkon ndërmend si si zgërdhihen ata qê kanë paguar politikanët e gjyqtarët e PD-së për të zhvatur pronat e të tjerëve, apo ata që janë detyruar t'u japin pushtetarëve të PD-së e familjarëve të tyre hektarë të tërë për të rimarrë pronat e tyre?! Të thuash: turp të shkon dëm se këta si kjo s'kanë din e iman.

    Përgjigju
  • nari: 26/12/2020 11:30

    Paske qene shume intelligente, Jozefine!?

    Përgjigju
  • Hahaha hihihi: 26/12/2020 11:20

    Me ne fund e kuptoj kjo virgjersha kjo qe nuk ka vjedhur hic kjo te kap prej zhelesh te fut nje plumb ne ball kjo mbrekulli qe krjoj opoziten e re me ne fund kini per ke votoni o djath - tista ....po vetem nje gje se kjo vjedhjet e vrasjet i bente bashk me ate qe sot nuk e permend po zemra e saj e dimcfar heq ...ate qe kjo ngri e lesho e beri me te math se zotin ...ate emer shuarin ate mallkimin e shqiptareve SALI kriminelin hajdutin mafjozin trafikantin tradhtarin vrasesin shkaterimtarin e shqiptareve dhe pronave tona kermen plak qe bije er mut mallkimi i mallkime brez pas brezi i damkosuri per jet me tradheti....votoni opoziten e re pra

    Përgjigju
  • Babuli ta nguli: 26/12/2020 10:48

    O akrepi pa dhëmb të na hash mun o kacabun. Se Jozefina Zhelefina tani e ka kuptuar që Luli është i korruptuar. Kur Zhelefina ishte në pushtet nuk e shifte korupsjonin e Lulit se ja kishin zën syt lekët që vidhte vet. E kjo vrigjëtesh komplet kok lesh tani kërkon një presh me jangjesh

    Përgjigju
  • Ec perpara.: 26/12/2020 10:03

    Ec perpara Joz je e vetmja shprese e opozites. Me ty rama do kishte ikur para 4 vjeteve me lylin do qendroje edhe 4 tjera.

    Përgjigju
    • Hallall: 26/12/2020 10:28

      Ti e paske kuptuar lojen. Bravo qenke tamam talent. Ty duhet jozi te te marre keshilltar si talent i pa zbuluar. Besoj ty te ka degjuar edhe elis spiropalli kur tha qe PD ska monopolin e opozites, tani kemi opozite te re. Ahahahhahahahah hajde cirk hajde, u kenaqem

  • Akrepi: 26/12/2020 09:45

    Po mir , me ne fund e kuptoi se ne PD ka korrupsion . Me mir von , sesa kurr . Po ekonomine e saj , si nuk e kishte kuptuar qe shtoheshin iratet , shume me shume sesa paguhej nga shteti ?. Pamvaresisht se eshte matematikane , dhe llogarine e kundershtareve te saj politik e ben kollaj , po si ka mundesi qe matematika si ka bere te mundur te beje edhe llogarine ekonomike te saj . E po mir , njeriu shikon shum mir qimen ne syrin e tjeterit , por nukse shef traun ne eyn e vet .

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 26/12/2020 09:12

    Ku e njeh kjo korrupsionit.ne kohen e saj nuk ekzistonte.keto 8 vjet u infektua shqiperia.Ja virgjeresha e shenjte. Nje pyetje per jozefinen:-vajza dhe ish dhenderri me cfare parash studiuar ne france?punesuar ne ambasade me shkolle te mesme,marrin rroge per te studiuar ne universitet.a nuk eshte shperdorim i mirefillte i postit zyrtar prej teje?a nuk eshte korrupsion?

    Përgjigju
  • Jozi: 26/12/2020 09:06

    Tani qe te mberriten me ne fund thaset me euro te vila ne razëm, vendose te hysh perseri ne pulitike. Ahahaahhahahaha ik se ma gajase, kushedi sa mirenjohje ndjen ne shpirt per sektin rilindas. Ta beri enderren realit jozi bukuroshja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja