Topalli takon personalitetet
e larta të Hungarisë

Topalli takon personalitetet<br />e larta të Hungarisë
Kryetarja e Kuvendit gjatë vizitës në Hungari ka takuar autoritetet më të larta të këtij vendi presidentin Pal Schmitt dhe kryeministrin Viktor Urban.

Kryeministri i Hungarisë dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli diskutuan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik në nivele edhe më të larta.

Viti i ardhshëm, shënon 90 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona dhe ky përvjetor është shumë i veçantë pasi përkon edhe me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se, Shqipëria është një vend i vogël i mundësive të mëdha, që ka bërë progres falë një modeli të suksesshëm ekonomik.

Kryeministri i Hungarisë Orban tha se “jam besimtar se edhe në këto momente krize në eurozonë, duhet të shohim si zgjidhjen më të mirë hapjen dhe jo mbylljen e BE-së. Unë do vazhdoj të mbështes Shqipërinë dhe kjo është bindja ime e brendshme”.

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t’i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Debate për ‘Onkologjikun’ në Kuvend, opozita nuk lejon ministren Koçiu të flasë: Turp, jep dorëheqjen

Debate për ‘Onkologjikun’ në Kuvend, opozita nuk lejon ministren Koçiu të flasë: Turp, jep dorëheqjen