Topalli: Të hënën hapet sesioni
Rama do bllokimin e statusit

Topalli: Të hënën hapet sesioni<br />Rama do bllokimin e statusit
TIRANE- Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli njoftoi sot hapjen e sesionit të ri parlamentar, vjeshtë 2012, ndërsa akuzoi Ramën se bllokimi i heqjes së imunitetit, ishte skenar për bllokimin e marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE. Sipas Topallit mbyllja e sesionit përmes refuzimit të draftit të kërkuar nga vetë opozita, ishte “shembull dhe mesazh i keq që iu dërgua ndërkombëtarëve”. Megjithatë kryetarja e Kuvendit garantoi se në muajt në vazhdim do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për të bërë realitet premtimin për “Shqipërinë pa imunitet”.

"Topi i ka mbetur në rrjetë zotit Rama. Ai ka një histori që fillon nga 2003, me inisiativën e PD që nuk u pranua nga PS.Nuk kam pikë dyshimi se bllokimi i heqjes së imuniteti është për të bllokuar statusin “- tha Topalli.

TË HËNËN NIS PUNIMET KUVENDI

Sesioni i ri parlamentar, vjeshtë 2012 do të nisë të hënën dhe një ndër pikat më të rëndësishme do të jetë votimi i pr/ligjit për Gjykatën e Lartë. “Ftoj opozitën të votojë ligjin për Gjykantë e lartë si një ndër reformat për sistemin e drejtësisë”- tha Topalli.
Ndërkohë që nesër do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Topalli informoi se janë futur në kalendarë të gjitha projektligjet që kanë ardhur nga qeveria. Prioritet mbetet votimi i ligjit për Gjykatën e Lartë “Ligji i cili me fjalë ishte pranuar se do të votohej nga opozita dhe nuk kalon pa të, ato e bllokuan. Kjo vështirëson vënien në zbatim të ligjit për Gjykatën Administrative”- nënvizoi ajo.

LAPSUSI

Virusi i ngatërrimit të datave dhe neneve duket se ka prekur të gjithë eksponentët e lartë të mazhorancës. Pas kryeministrit Sali Berisha i cili ngatërroi pak ditë më parë nenin 150 me atë 155 të Kushtetutës është kryeparlamentarja Topalli që bën një lapsus. Në komunikimin e fundit me median ajo ngatërroi datën 6 gusht me 6 korrikun teksa fliste për mbylljen e sezonit parlamentar. “Ka qënë e trishtueshme, pasi mbyllja e sesionit më 6 korrik u bë përmes refuzimit të draftit të kërkuar nga vetë opozita....”- tha Topalli

Topalli informoi se më 2 shtator deklarohet vakant vendi i kreut të KQZ-së dhe hapet konkursi. “Do merret në konsideratë CV, eksperienca"- tha kryetarja e parlamentit duke mohuar të ketë pasur vonesa për këtë çështje. 

Një tjetër rëndësi mbetet dhe heqja e imunitetit për të cilën Topalli akuzoi Ramën se e ka bllokuar me qëllim bllokimin e statusit “Topi i ka mbetur në rrjetë zotit Rama. Ai ka një histori që fillon nga 2003, me inisiativën e PD që nuk u pranua nga PS.Nuk kam pikë dyshimi se bllokimi i heqjes së imuniteti është për të bllokuar statusin “
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta