Topalli: Une Presidentja e
ardhshme? Kush e tha?

Topalli: Une Presidentja e<br />ardhshme? Kush e tha?
TIRANE- Parlamenti zbardhi sot të plotë procesverbalin e mbajtur dje në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve dhe Imunitetit, datë 2.4.2012 për zëvendësimin e mandatit të ish-deputetes socialiste Rudina Seseri.

Mbledhja, e nisur rreth orës 18:00 ka përfunduar pa asnjë rezultat rreth orës 19:45 por gjatë saj ka pasur dhe shkëmbime batutash mes kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetit PS Damian Gjiknuri, e kreut te grupit PS-se Gramoz Ruci në lidhje me mundesine e kandidimit të saj për postin e presidentit te ardhshem. Ja debati:

Damian Gjiknuri - Kodi Zgjedhor thotë: "Nuk ka marrëveshje për të hequr dorë paraprakisht nga mandati". Domethënë, kur je kandidat në listë nuk mund të bësh dorëheqje paraprake ose më pas, pa ardhur koha për t`u bërë deputet. Në momentin kur i vjen koha për t`u bërë deputet e pyet nëse e pranon, apo jo, sepse nuk ta jep njeri mandatin me zor. Edhe ju nesër mund të kandidoni për Presidente, mund të zgjidheni e tillë. Do jepni dorëheqjen nga mandati i deputetit, apo doni që edhe juve t`ju shkojë çështja në Gjykatën Kushtetuese?
Jozefina Topalli - Do të më kesh Kryetare Parlamenti deri në fund.
....
Gramoz Ruçi - Nesër, njëri nga ne, nuk po ju drejtohem juve, që jeni lançuar mediatikisht si një kandidate potenciale për Presidente...
Jozefina Topalli - Kush e tha?
Gramoz Ruçi - Media.

Jozefina Topalli - Ju keni ngritur një komision, në fakt.

Gramoz Ruçi - Është njëri nga ne.

Jozefina Topalli - Si i bëni ju me komision?

Gramoz Ruçi - Ju jeni kandidate, ose unë, ose tjetri. A do të japësh dorëheqjen si deputete?

Kryetarja e Kuvendit. Jozefina Topalli dhe Fatos Nano jane 2 emra më të lakuar së fundmi si kandidate për presidentin e Republikës. Vete Topalli nuk e ka pranuar, ndersa Nano veteshpalli kandidaturen. Muaji korrik do të angazhojë forcat politike në zgjedhjen e Presidentit të ri te Republikës dhe palët kanë filluar të llogarisin votat dhe mbështetjen e nevojshme në Parlament.
Sipas ndryshimeve kushtetuese të miratuara në vitin 2008, kreu i shtetit në 2 raundet e para duhet të zgjidhet me shumicë të cilësuar votash dhe në rast se konsensusi nuk arrihet, atëherë miratimi i tij bëhet me 71 vota. Por, prej disa muajsh ka nisur një debat nëse do të quhen apo jo të vlefshme raundet e para të votimit në rast se në sallë nuk janë të pranishëm të paktën 84 deputetë.

Debatin e plote mund ta lexoni ne kete link

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj