Topalli: Unike në botë, hyn në Guinness pakënaqësia e 2/3 e qytetarëve ndaj opozitës

Topalli: Unike në botë, hyn në Guinness pakënaqësia e 2/3 e qytetarëve ndaj opozitës

Goditja e kodit zgjedhor në Gjykatën Kushtetuese është për Jozefina Topallin goditje e pazarit të fundit të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për mbylljen e listave të kandidatëve për deputet dhe betonizimin e kontrollit mbi partitë që drejtojnë. Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Topalli akuzon liderin e opozitës dhe te mazhorancës se për muaj të tërë i mashtruan qytetarët se do të hapnin listat.

“Por ka një mijë arsye të tjera të kodit zgjedhor qe duheshin çuar në gjykatën kushtetuese sepse në fakt marrëveshja ose pazari i fundit dhe me dëmin më të madh ndaj lirisë së votës dhe lirisë së zgjedhjes është pazari që kanë bërë dy kryetarët e partive në opozitë dhe në qeveri për të cimentuar pozicionet e tyre jo vetëm për të bërë monopol forcat politike kryetarë të të cilave ata quhen, por për të bërë monopol edhe skenën e re politike për të shtuar pengesat për cdo lëvizje të re”, tha Topplai në Vizion Plus.

Për Topallin marrëveshja mes Ramës e Bashës shkon përtej reformës zgjedhore , dhe për këtë arsye sondazhi i fundit i institutit demokratik amerikan tregoi se 2/3 e qytetarëve janë të pakënaqur nga qeveria, por edhe nga opozita.

“Unike në botë, hyn në Guinness dhe ndodh vetëm kur opozita është e shitur tek qeveria. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që shoqëria të jetë më e pakënaqur nga opozita  sesa nga qeveria sepse ata kanë tradhtuar atë që ishte shpresa e shqiptarëve tek opozita për të sjellë një ndryshim. Ata kanë kuptuar se brenda treshes ka një riciklim ku mund të ndryshojnë drejtorët e doganave   apo tatimeve por në jetën tyre nuk ndryshon asgjë”, tha Topalli

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ahahahahahhahahah: 29/12/2020 23:32

    Aahhahahahahahahhahah tani po! Shyqyr njehere ne jete qe the nje fjale me vend o xhozi o kinge me flete. Meqe e the edhe kete perle, shko pshuru pra, liro dertet e jetes.

    Përgjigju
  • Pelioni: 29/12/2020 23:02

    Xhozi po ti qisje jasht pre zhelesh nga parlamenti deputetet,jo më perpoullin që e vrisnit si në Gërdec,bulevard e kudo që ju dilte ndesh me politikat tuaja me së anti popullore.

    Përgjigju
  • Matrix: 29/12/2020 22:42

    Ik moj vjetersire qe u bere dikush fal doktorit, na flet per Guinness ne bote per nje vend me 2 milion banore, 1 e 8 ta e londres per popullsi

    Përgjigju
  • goni: 29/12/2020 22:26

    aq sa ndryshonte jeta jone kur ishe ti ....pfff go back to scutari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja