TIRANE – Ditën e festës së mësuesit, 7 Marsin, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekoruar shkollën Harri Fullz në Tiranë. “Nga ajo shkollë kanë dalur breza të vlefshëm për Shqipërinë”, tha Kreu i Shtetit, por që “kanë qënë të persekutuar për shkak të një paragjykimi nga sistemi komunist”.
Ceremonia e dekorimit filloi me nderimin e himnit kombëtar. Më pas Presidenti i dha Harri Fullz pas vdekjes urdhrin “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” për kontributin e tij “të qënësishëm në zhvillimin e arsimit shqiptar, veçanërisht në hedhjen e themeleve të arsimit teknik.
Ndërsa instituti “Harri Fullz” u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Presidenti Topi përfitoi nga rasti për të përshëndetur të gjithë mësuesit me rastin e 7 Marsit, duke shprehur “vlerësim dhe respekt” për ta. Duhet “të edukohemi me vlera europiane” për t’u bërë pjesë e Europës, tha Kreu i Shtetit.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com