Kur po afrohet mbyllja e mandatit pesë vjaçar i drejtimit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ina Rama i ka propozuar presidentit Bamir Topi transferimin e 24 prokurorëve nga njëri rreth në tjetrin. Mes të transferuarve, pjesën më të madhe e kapin prokurorët që vijnë në Tiranë ku numri i tyre kap shifrën 11, ndërsa pjesa tjetër është transferuar në prokuroritë e rretheve të ndryshme. Në sy bien emrat e prokurorëve Ndini Tavani, i cili nga Vlora vjen në Tiranë si dhe emri i prokurorit Kolë Hysenaj i cili vjen nga Kavaja për tu rikthyer në Tiranë. Hysenaj disa vite më parë ka shërbyer në prokurorinë e kryeqytetit, ku ka hetuar një sërë çështjes mes të cilave më të bujshme kujtojmë atë të arrestimit dhe dënimit të tre pedofilëve anglezë që drejtonin qëndrën "Fëmijët e tij". Ndërkohë që prokurori Ndini Tavani, i dekretuar nga presidenti si prokuror në Tiranë, prej gati tetë muaj është duke kreyr funksionin e tij në këtë prokurori, pasi ka qënë i komanduar me urdhër të Ina Ramës pranë njësisë antikorrupsion Task-Forcë. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij në këtë prokurori, Tavani, ka hetuar dosjen e fshirjes së pamjeve filmike të demostratës së 21 janarit nga ana e zyrtarëve të kryeministrisë dhe së fundi dosjen e arrestimit të shefit të Krimeve të Rënda Fatos Goxhaj pranë komisariatit nr.1 në kryeqytet. Në sy bie dhe transferimi i drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Artan Madani, i cili nga kjo prokurori ka shkuar si zv/prokuror në prokurorinë e Durrësit.
EMRAT E TJERE
Ndërkohë që emra të tjerë prokurorësh që kanë arritur të transferohen në Tiranë, janë Antoneta Sevdari e cila nga prokuroria e Durrësit me dekretin e presidentit është transferuar në kryeqytet. Endri Bimi, Ramadan Troci, Naim Tota, Alket Mersini, Bledar Maksuti, Përparim Hasa, Mirela Zavalani, Ylli Basha, janë transferuar nga rrethet në drejtim të Tiranës. Ky fluks i madh i këtyre lëvizjeve vjen pas premtimit të bërë nga kryeprokurorja Ina Rama, lidhur me shtimin e numrit të prokurorëve në akuzën e kryeqytetit. Kjo për shkak se vitet e fundit në këtë prokurori, është ndier një volum tepër i madh pune, për shkak të mijëra procedimeve të rregjistruara për gjatë një viti. Në prokurorinë e Tiranës një prokuror, mesatarisht heton rreth 150 dosje, ndërsa një prokuror në Kavajë apo në Lushnjë heton mbi 50 çështje. Sipas akuzës qendrore, një gjë e tillë nuk është e pranueshme dhe ka lindur nevoja që të bëhen ndryshime, duke marrë prokurorë nga akuzat e vogla dhe i kanë transferuar në Tiranë. Ndërkohë që lëvije janë bërë dhe në prokuroritë e rretheve, ku Kreshnik Ajazi nga prokuroria e Vlorës është transferuar në Elbasan, ndërsa Sotir Kllapi nga prokuroria e Fierit në Durrës. Dekreti i Topit ka liruar nga detyra e prokurorit, zj. Tatjana Leçaj e cila ka mbushur moshën e pensionit.
(eq/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com