Topi: Do reformojmë të djathtën
e majta në krizë morale

Topi: Do reformojmë të djathtën<br />e majta në krizë morale
TIRANE - Në Kuvendin e parë kombëtar nga themelimi i Frymës së re Demokratike , ish presidenti Bamir Topi shpegoi arsyet pse FRD zgjodhi të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit, duke akuzuar PD e PS si përgjegjëse për situatën e krijuar në vend. Për kryetarin Topi, nëse FRD do hynte në koalicion me ta do të thoshte një mandat më shumë për ata në parlament.

Topi tha se Partia Demokratike "dëboi themeluesit e saj", dhe FRD do të reformojë të djathtën qeveritare, e cila është në krizë.

Ish presidenti akuzoi  dhe kryetarin e opozitës Edi Rama si bashkëfajtor për situatën ku ndodhet KQZ, "një skelet me një krah", fryt i modifikimeve kushtetuese të 21 prillit mes Ramës e Berishës.

Ai premton se FRD tho do bëjë ndryshimin e madh më 23 qershor, larg nga partitë e vjetra të tranzicionit, do mbështesë të përndjekurit politikë, do  të hapë dosjet sekrete duke i dhënë fund gjuetisë së shtrigave, do kthejë pronën tek pronari.

Ky është Kuvendi i parë kombëtar i FRD dhe u ndoq edhe nga ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu. Mbledhja e këtij forumi të lartë vjen, në ditën e njëvjetorit të themelimit të partisë si dhe pas regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit si forcë e vetme, pa u përfshirë në koalicione.

Gjatë mbledhjes pritet të bëhet miratimi i programit dhe statusit të FRD-së si dhe pritet të publikohet lista me 212 kandidatët e propozuar nga baza për deputetë. Më pas kryesia e FRD-së do të përzgjedhë 140 emrat që do të depozitohen në KQZ si kandidatë për deputetë. Në rend të ditës pritet të jetë dhe miratimi i një rezolute për situatën politike në vend.

TOPI:E MAJTA NE KRIZE MORALI

Për të majtën shqiptare, Topi tha se është në krizë morale.
“E majta shqiptare është në një krizë morale e përfaqësimi. Premtimet për rilindje vijnë në një konstrat të thellë me aleancat dhe koalicionet korruptive paraelektorale, me vetë faktin se pushteti mbahet me forcën indirekte të vetë të majtës në opozitë. Mjafton të kujtoni si u krijua ajo premisë ku kryeministri aktual dhe kryetari i opozitës të realizojnë një dialog të errët jashtë publikut dhe pa asnjë lloj transparence për qyetarët. I mbaj mend shumë mirë. Isha në krye të shtetit dhe nuk kisha asnjë interes tjetër. Isha i larguar totalisht nga Partitë. Isha betuar me Kushtetutë për respektimin e saj. Shumë e çuditshme që pas shpërthimit të Gërdecit. Në momentin kur opozita duhej të kishte qenë më shumë se kurrë në pozicionin e saj për të nxjerrë të palarat e shtetit dhe atë që ndodhi në Gërdec, dhunimin dhe masakrimin e bizneseve, kjo e majtë në vend që të bënte opozitën u fut në një proces duke i dhënë oksigjen një pushteti i cili vazhdoi, dhe të dy së bashku më 21 prill të 2008 u bënë bashkëautorë të dhunimit të Kushtetutës dhe bashkëautorë dhe iniciues të fillimit të rënies së institucioneve njëra pas tjetrës. Madje në atë kohë nga kryeministri aktual ata që dëshironin ta kontestonin ndryshimin e kushtetutës u quajtën pakicë bllokues e në parlament. I pari që është bërë pishman është kryetari i opozitës që e provoi në kurrizin e tij, por pak rëndësi ka kurrizi i tij na intereson kurrizi i shqiptarëve’

TOPI: QEVERIA KONTROLLON PARLAMENTIN JO E KUNDERTA
Topi tha se Perlamenti “ka humbur legjitimitetin, është i denaturuar ku jepen leksione të vulgaritetit.”. Kreu i FRD bëri me faj Topallin për këtë situatë në parlament i cili nuk kontrollon qeverinë. “Topalli asnjëherë nuk e vendosi parlamentin siç e kërkon Kushtetuta, është qeveria që e kontrollon parlamentin. Deputetët kanë frikë të votojnë në kuti, se duan të intimidojnë deputetë. Kam bindje se mes deputetëve ndonëse dalin në unision ekzistojnë njerëz që e shohin me keqardhje këtë situatë prandaj duhen rregulla të forta për votën”

TOPI: KQZ I NGJAN SKELETIT ME NJE KRAH, RAMA E BERISHA FAJTORE

Topi tha se KQZ i ngjan një skeleti me një krah dhe për këtë situatë shkaktar janë dhe ndryshimet në Kushtetutë që u bënë nga bashkëpunimi mes Ramës dhe Berishës.
“Në atë institucion ku shoqëria shqiptare do ta provojë më 23 qershor mbizotëron një frymë despotike. KQZ ka qenë pjesë e modifikimeve kushtetuese që prodhuan dhe vazhdojnë të prodhojnë pasiguri për jetën institucionale. Kjo është arsyeja që i ngjan një skeleti që vepron vetëm me njërin krah dhe nuk është aspak funksional dhe nuk ofron asnjë garanci".


TOPI: PD DEBOI THEMELUESIT E VERTETE
Kreu i FRD-së Topi tha se e djathta është në krizë dhe ka larguar të gjithë themeluesit e vërtetë.
“E djathta qeveritare është në krizë, ata janë njerëz që flasin në emër të së djathtës për hir të pushtetit. E dhjathta dëboi nga përfaqësimi ish-dhjetoristët, të përndjekurit, themeluesit e vërtetë të së djtathtës. Partia në pushtet nuk e njeh nocionin bazë, nuk respekton median, nuk njeh lirinë, nuk mbështet biznesin, nuk respekton as mendimet e ndërkombëtarëve”.

TOPI: NESE DO ISHIM NE KOALICION DO I JEPNIM NJE MANDAT ME SHUME PD E PS

"Ne vendosëm të jemi vetëm në zgjedhje jo për krenari, por sepse njohim si përgjegjës për këtë tranzicion partitë e vjetra politke dhe t’i ktheheshim atyre do të thotë një mandat më shumë për ata në parlament. Ne, aleancën më të shenjtë e kemi me qytetarët, të futesh në koalicione pa principe, morali nuk ka vlerë, për t’u bërë bashkë ata që janë sharë,” - tha Topi në fjalën e tij.

ORA 13: 10 BAMIR TOPI: FRD DO BEJE NDRYSHIMIN E MADH NE 23 QERSHOR
Në konventën e parë të FRD kreu i saj Bamir Topi në fjalën e tij tha se "më 23 qershor të bëjë ndryshimin e madh larg nga partitë e vjetra të tranzicionit". Do mbështesim të përndjekurit politikë, të hapen dosje sekrete duke i dhënë fund gjuetisë së shtrigave. Kthimi i pronave është proces jetik për zhvillimin e shtetit. Ne jemi shtëpia e vërtetë e biznesit, për ata që përballen me gjoba dhe monopolin e shtetit. Jemi shtëpia e studentëve, ku arsimi përballet me zë refuzues nga partia. Jemi zëri i emigrantëve, për refuzimin e së drejtës së votës, jemi zëri i së shtetit të drejtës. Ne jemi shtëpia e vërtetë e atyre, që besojnë të BE, ndryshe nga ata që rezikojnë BE për interesa vetjake. Interesi ynë kombëtar është zhvilllimi i marrëdhenieve me SHBA-në dhe Bashkimin Europian”.

ORA 11: 40 OKETA: ME 23 QERSHOR LARG KOALICIONEVE PA ASNJE PRINCIP

Nënkryetari i FRD, Gazmend Oketa i bëri thirrje mbështetësve të tij të votojnë FRD-në si e vetmja alternativë larg dy koalicioneve të vjetra të cilat imponojnë me votat e kartonit dhe imunitet ndaj korrupsionit.

“Duam që çdo votë të numërohet. Sot në gjysmën e KQZ-së së dhunuar janë regjistruar 70 parti por në 23 qershor shqiptarët do kenë mundësinë të zgjedhin mes 3 alterantivave, 2 që propozojnë të njëjtin model, vetëm emrat i kanë të ndryshëm, qeverisjen me dhunën e 71 kartonave.

Imunitet ndaj korrupsionit e abuzimi ose alternativën e Frymës së re Demokratike që synon moderacionin sjelljen evropiane. Besoj se shoqëria shqiptare më 23 qershor do ta kalojë testin moral duke i thënë mjaft koalicioneve pa asnjë princip apo moral demokratik’

TOPI: DO LUFTOHEN RASTET ABUZIVE NË SHËNDETËSI DHE ARSIM
Kreu i FRD, Bamir Topi është shprehur se sektori shëndetësor në vend vazhdon të jetë i paralizuar, për shkak të mungesës së investimeve dhe pagesave informale. Mungesa e zbatimit të rregullave etike e morale, sipas tij dëmton direkt shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Më tej, Topi u ndal në sektorin arsimor në vend, duke iu bazuar raportit të Bankës Botërore, sipas të cilit shifrat flasin për një rritje të nivelit të analfabetizmit në vend. “Raporti i BB na rendit mes vendeve me nivel të dobët arsimor dhe nivel të lartë analfabetizmi. Sipas raporti përqindja e analfabetëve është 57 %, ndryshe nga niveli 0 i analfabetizmit 23 vjet më parë”.

Redaksia Online
(ad.ti/s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së