Topi: FRD në koalicion në zgjedhjet
e 2015,Berisha drejton ende PD-në

Topi: FRD në koalicion në zgjedhjet<br />e 2015,Berisha drejton ende PD-në
TIRANE - Ish-Presidenti i Republikës, aktualisht kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, bëri të ditur se partia që ai drejton është e hapur për krijimin e një koalicioni, duke mos shkuar të vetëm në zgjedhjet e pushtetit vendor që pritet të mbahen në vitin 2015, por pa përmendur emra konkretë. Topi theksoi se tashmë FRD është parti më e fortë.

“Kemi predispozicion që në zgjedhjet e pushtetit vendor të shkojmë me një koalicion që na përshtatet dhe për një përfaqësim real për të drejtuar. Por kjo është një çështje që kërkon një studim të hollësishëm të mundësive për koalicion. Nuk na takon ne që jemi në kryesi, por i takon kësaj asambleje që të pres një vendim formal. Nga ana tjetër, do jemi në komunikim të vazhdueshëm, pasi fillon një epokë e re. Ky do jetë një fillim intensiv i komunikimit dhe i thithjes së interesit të mjaftë njerëzve në mënyrë nga më të ndryshmet japin mesazhe për FRD-në.” tha Topi. 

Topi: PD akoma nën drejtimin e Berishës, bojkoti, lojë tragji-komike
Ndër të tjera, Kreu i FRD, ka hedhur deklarata të forta në drejtim të opozitës, ku thekson se ajo drejtohet nga e njëjta dorë, referuar ish-kryetarit të PD Sali Berisha.
 
Në mbledhjen e asamblesë të FRD, Topi, duke folur për aktualitetin politik në vend, shprehet se bojkoti i opozitës, e ka kthyer Parlamentin në një lojë tragji-komike për qytetarët, ndërs i bën apel PD-së që të mbajë përgjegjësinë që i takon dhe të rikthehet në Kuvend.
 
“A e keni parë opozitën e sotme që për ta gjithçka  fillon sikur janë të pafajshëm. Deri dje ata ishin. Kjo lloj opozite e cila duhet të marrë barrën e vetë në Parlament, e ka kthyer Parlamentin në një lojë që i përball shqiptarët me situatën tragji-komike, dhe në mënyrë të dukshme drejtohet nga e njëjta dorë. Dua të bëj apel publik, për të gjithë qytetarët e ndershëm, të shkëputen nga modelet e vjetra.” theksoi Topi

Topi: Kriza politike, një riciklim i modeleve të vjetra
Sipas Topit, kriza aktuale politike, është një riciklim i modeleve të vjetra politike. Sipas tij vendi ka nevojë për reforma, dhe duke u ndalur konkretisht tek reforma në drejtësi, theksoi se persona të pamerituar, marrin përsipër të kryejnë reforma të tilla të rëndësishme për vendin.
 
"FRD nuk është e qetë kur situata politike në vend është e njëjta. Kemi një riciklim të krizave, edhe pas ardhjes në pushtet të forcave alternative politike. Bipolarizmi artificial i nxitur nga forcat e vjetra politike, por i pranuar edhe nga konjukturat e komunikimit me ndërkombëtarët, në Shqipëri cilësohet  i dështuar. Ne shohim bisedimet në reforma, veçanërisht reformën në drejtësi. Shqipëria ka nevojë për reforma intensive, por ne nuk fillojmë në vitin 0. Sot e gjithë vëmendja orientohet tek sistemi i drejtësisë. Ka dy modele, një që vjen nga ai që ndjehet rehat me këtë sistem, dhe thotë se mund të rregullohet nga brenda pasi ka njerëzit e tij në gjyqësor. Por ka edhe një variant që merret me reformimin e ligjeve. Kjo politikë e ka për detyrë të reformojë jo vetëm drejtësinë, por të gjithë shtetin e së drejtës. Tani cila politikë do e bëjë? Ajo që ka shkatërruar sistemin e vlerave të votës, që akuzojnë njëri-tjetrin?. Ne kemi një Parlament të ndërtuar jo mbi zgjedhjen, por mbi vjedhjen. Janë të ftuar ata që në mënyrë të pamerituar, shkojnë për të reformuar drejtësinë. Kjo është dramatike pse njerëzit mashtrohen. Kjo është ajo që në mënyrë të alternuar, dhe të painformuar, zhgënjehen me premtimet e tyre. Pra e kanë nxjerrë shoqërinë shqiptare në ankand." shprehet kreu i FRD.

Topi: Progres-raporti, duhet konsensus demokratik, nuk me meritonim statusin
Sa i përket progres-raportit, dhe thirrjes së KE-së për një konsensus politik mes palëve për reformat, Topi tha se   duhet të ketë jo thjesht konsensus, por një konsensus dhe bashkëpunim demokratik.
 
Topi tha më tej se vendi ynë nuk e meritonte marrjen e statusit kandidat, ndërsa tha se KE i dha një bonus Shqipërisë, për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të thjeshtë shqiptarë.
 
“KQZ, një strukturë handikapate, është në duar të njeriut që e ka rrotulluar fatin e vendit si ka dashur dhe vazhdon ta bëjë. Shikoni indiferencën e mazhorancës në Kuvend, miraton fondin e partive dhe askush nuk ndjehet. Janë të gjithë në një tavë. Kanë dëshiruar gjithmonë që të alternohen dhe për fat të keq në vend po alternohet një krizë institucionesh e shoqërie. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë të çorientuar. Dikush është në luksin e vetë, dhe nuk është e vështirë ta dallosh se si dhe ku jetojnë. Këtë thirrje, do ta bëja për ndërkombëtarët, të cilët gjatë gjithë tranzicionit kanë ndihmuar që vendi të rrisë nivelin e demokracisë. Por besimi i tyre është besim që vjen nga një mentalitet europian dhe beson gjithçka që vjen nga politika shqiptare. Do i bëja këtë thirrje që stabiliteti është i rëndësishëm, por nu duhet të vijë përmes monopoleve politike për ta pasur më të lehtë kontrollin. Stabilitet ka edhe Irani, edhe ne në diktaturë, por stabiliteti duhet të vijë përmes demokracisë. Nëse nuk orientohemi në këtë drejtim është e tepërt që të dëgjojmë që parlamenti është i mbushur me kriminelë. Ne nuk kemi përfaqësues në Kuvend. Kjo na është mohuar, e dinë vetë edhe ata. FRD ka qenë një problem shumë i madh. Arsyeja është e thjeshtë, ne jemi pa kompleks që lidhet me të kaluarën, kërkojmë shtet që është i dobët, dhe të jetë për qytetarët që nuk është. Kjo është arsyeja se pse pas ndryshimeve kushtetuese vjen kriza në Parlament. Kriza është tek ata që e provuan këtë krizë. Shqipëria nuk është monopol i riciklimit të së keqes. Shqipëria ka marrë statusin por është një bonus i dhënë nga KE, për njerëzit e thjeshtë. Jemi të ndërgjegjshëm se nuk e meritojmë statusin kandidat.” tha Topi 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS