TIRANE- Të konsolidohet sistemi gjyqësor, i cili duhet të jetë i pavarur, i paanshëm e profesional dhe i painfluencuar nga trysnitë politike apo ekonomike. Kjo është theksuar sot nga presidenti Bamir Topi gjatë takimit me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani.
Presidenti Topi, gjatë këtij takimi vlerësoi lart rolin e rëndësishëm ligjor dhe konstruktiv të Gjykatës Kushtetuese të Shtetit të Kosovës dhe theksoi “rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të gjithanshëm mes institucioneve ligjore të të dyja vendeve tona në përpjekje për forcimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës sipas standardeve më bashkëkohore evropiane”. Në takim u vu në pah rëndësia e hartimit dhe zbatimit të projekteve konkrete të gjykatave kushtetuese respektive dhe marrëveshjeve të ndryshme në fushën e drejtësisë mes dy vendeve.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani siguroi se institucioni që ai drejton do të vazhdojë të rrisë e të zgjerojë bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe do të punojë akoma më shumë në drejtim të forcimit të institucioneve ligjore dhe shtetit të së drejtës në Kosovë
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA