Topi: Ilir Mustafaji zv.kryetar
Halimi:Të flasë presidenti i ri

Topi: Ilir Mustafaji zv.kryetar<br />Halimi:Të flasë presidenti i ri
TIRANË – Këshlli i Lartë i Drejtësisë është përfshirë nga debatet lidhur me zgjedhjen e zëvendëskryetarit. Replikat janë ashpërsuat mes kreut të KLD, Bamir Topi dhe ministrit të drejtësisë Eduard Halimi.
Ministri Halimi në emër edhe të dy anëtarëve të tjerë, Neshat Thana dhe Lefteri Lleshi ka propozuar që meqënëse KLD këto dy muaj, pas dorëheqjes së Spahiut ka funksionuar edhe pa zëvendëskrytar, atëherë është më mirë të pritet edhe dy muaj të tjerë derisa të zgjidhet presidenti i ri, për të votuar për numrin dy.
REAGON TOPI. Presidenti i republikës, Bamir Topi, njëherësh kryetar i KLD-së ka reaguar menjëherë.
Topi – Halimit: Gjuha më të cilën po flet nuk është zyrtare. Institucionet zyrare duhet të funksionojnë në çdo kohë. Vendit nuk mund t’i refuzojmë institucionet.


ORA 14: 15 VOTIMI PER Z.KRYETARIN CAKTOHET MË 18 PRILL
Pasi ka rinisur rreth orës 12.35 minuta mbledhja e sotme e KLD ka vijuar sërish me debate lidhur me procedurën e përzgjedhjes së zv.kryetarit të ri. Takimi i presidentit Topi me kryeministrin çek, Petr Necas ka bërë që të shtyhet për ditën e mërkurë zgjedhja dhe votimit i zv.kryetarit.

ORA 11: 35 - SHTYHET MBLEDHJA NE MESDITE
Axhenda zyrtare e presidentit Topi ka bërë që të shtyhet për 60 minuta mbledhja e KLD. Zyrartarisht është njoftuar se takimi do të rinisë në orën 12.30. Burimet konfirmojnë se ka patur debate lidhur me përzgjedhjen e numrit dy. Presidenti Topi ka propozuar që zëvendëskryetari i ri të jetë një prej anëtarëve të zgjedhur nga konferenca gjyqësore.


ORA 10: 47 NIS DISKUTIMI PËR ZGJEDHJEN E ZËVENDËSKRYETARIT
Anëtarët e KLD kanë nisur diskutimet për zgjedhjen e numrit dy të Këshillit. Presidenti Topi propozon dy emra: Ilir Mustafaji dhe Dritan Halluni.


ORA 10: 45 MIRATOHET MANDATI I ÇEFËS
Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi emërimin e Elvis Çefës si anëtarin e ri pas votimit në Kuvend. Ministri i drejtësisë kërkon zhvilimin e mbledhjes me dyer të hapura, kërkesë, e cila u rrëzua nga KLD.

ZËVENDËSKRYETARI
Për hërë të parë KLD u plotësua me postin e zëvendëskryetarit në vitin 2002 dhe në atë kohë u zgjodh Ilir Panda, i cili si anëtar i KLD-së u propozua nga Kuvendi dhe jo nga konferenca gjyqësore. Tradita u ndoq dhe për pasuesin e Pandës, Kreshnik Spahiu, i cili u ul në karrigen e zëvendëskryetarit pas zgjedhjes si President të Bamir Topit në korrik të vitit 2007.

PRESIDENTI TOPI
Si rregull, përzgjedhja e zëvendëskryetarit bëhët me votim të hapur mes anëtarëve të KLD. Kështu, të hënën pasi të njoftohet vendimi i Kuvendit për përzgjedhjen e Çefës, presidenti Topi në bazë të Kushtetutës do të bëjë propozimin e tij për zëvendëskryetarin e ri. Dhe propozimi bëhet për një nga anëtarët e KLD, prej të  cilëve 3 janë propozuar dhe votuar nga mazhoranca kuvendore. Pikërisht kjo pikë, pritet të sjellë debate për vete pozicionin që mazhoranca, e cila përfaqësohet në KLD nga ministri i drejtësisë, Eduard Halimi ka mbajtur ndaj Topit dhe Spahiut muajt e fundit. Më 14 prill gjatë një vizite në Korçë Presidenti refuzoi të komentonte votimin e Çefës në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, por i i kujtoi klasës politike se posti i nënkryetarit të KLD-së, i lënë bosh me largimin e Kreshnik Spahiut, është e drejtë kushtetuese e Kreut të Shtetit, i cili është edhe drejtues i KLD-së. “Nuk më takon të komentoj për debatet në parlament. Mbledhja e KLD-së do mbahet të hënën (sot) me rend dite të përcaktuar e atje do vlerësohet sipas procedurës edhe kandidati i votuar nga Kuvendi. Ndërsa zgjedhja e nënkryetarit të KLD-së është prerogativë e Presidentit të Republikës”, pat deklaruar presidenti Topi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse