TIRANË - Presidenti i Republikes Bamir Topi, ka lëshuar kritika të forta për universitetet private ne vend, duke kërkuar kontroll për diplomat e lëshura për studentët. Duke folur në dekretimin e 10 rektorëve të rinj, kreu i shtetit ka pohuar se një situatë e tillë duhet të marrë fund në kushtet kur koston e cilësisë se ulet të studenteve, do ta vuajnë në të ardhmen qytetaret shqiptare.
“Unë jam Presidenti i Republikës, jam Kryetari i Shtetit, dhe bëhem interpreto i zërit të çdo qytetari. Kjo natyrisht shkon më shumë në përgjegjësinë e universiteteve private, që duhet të kenë një përgjegjësi të jashtëzakonshme qytetare, në radhë të parë, përpara ligjit, përpara moralit. Studentët që shkojnë nëpër universitete, natyrisht nisen nga predispozita të barabarta”, ka deklaruar sot kreu i shtetit.
Presidenti tha se ky moment nuk ka të bëjë me një kolltuk të momentit, me një karrige qoftë kjo edhe e Presidentit, edhe çdo karrige tjetër institucionale, aq më shumë e karrigeve akademike.
“Ne duhet të jemi shumë aktiv, nuk duhet të jemi në mënyrë absolute indiferentë para asaj që neve e diskutojmë në mjedise të lira dhe të ngushta për cilësinë e diplomimit”, tha Topi.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

7 marsi, Berisha e Rama "bashkohen" në Korçë