TIRANË - Kryetari i Frymës se Re Demokratike Bamir Topi  zhvilloi një takim në me banorë të njësisë numër 8 në kryeqytet në tregun e uzinës Dinamo.
 
Transferimi i bizneseve të Dinamos në tregun e kasharit sipas tregtarëve të kësaj zone ka bërë që shumica e atyre që janë transferuar në Kashar të falimentojnë. Kryetari i shoqatës së tregtarëve Niko Zherdi foli për një paradoks kur tha se Bashkia nuk lejon tregtimin e mallrave në treg të mbyllur dhe ndërkohë në rrugët e kryeqytetit lejohen të tregojnë shitës ambulantë rrugëve mes pluhurit dhe rrëmujës.
 
Kryetari i FRD-së Bamir Topi nënvizoi se e ka përdorur dhe ngritur zërin e saj politik sapo nisi konflikti ,duke qëndruar në krah të së drejtës. “E përsërisim edhe sot përgjegjësia është e bashkisë që e nisi konfliktin dhe po ashtu edhe e prefektit si mëkëmbës i kryeministrit,  që nuk e zgjidhi siç meritohej”, tha Topi.
 
Sipas kreut të FRD-së gjithçka  ndodh  sepse  ndërthuren interesa  të biznesit me politikën vendimmarrëse. “Të jeni të sigurt që zëri ynë për çështje parimore si rasti i tregut të uzinës Dinamo , do të jete i pathyeshëm  u premtoi kryetari i FRD-së Bamir Topi, komunitetit të tregtarëve”, tha Topi.
 
Në mbyllje të fjalës së tij Topi u bëri thirrje pjesëmarrësve të votojnë siglën e FRD-së në 21 qershor  si dhe kandidatin e ASHE për kryebashkiak, duke shprehur besimin se do të gjendet gjuha e arsyes dhe e së drejtës më kryetarin e ri për çështjen e këtij  tregu.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)