Topi:Misioni im në politikë, kam
listë zyrtare për ish-sigurimsat

Topi:Misioni im në politikë, kam<br />listë zyrtare për ish-sigurimsat
Presidenti në detyrë Bamir Topi në emisionin “Tonight” është shprehur se në politikë ai vjen si misionar. Ndërkohë që nuk ka kursyer kritikat ndaj kreut të PS
Rama për ndryshimet në Kushtetutë dhe për deklaratën e vjedhjes së votave nga Berisha, nuk ka munguar të deklarojë se në politikë ka ish-spiunë. Ai flet dhe për politikën e Berishën. 

Në një ndeshje politike mes PS e PD, ju nga anoni...?

Nuk mund të bëhen bashkë gjëra të tilla. Kam thënë unë s’kam një lloj interesi për tu bërë kavie politike, unë do kthehem si misionar në politike, nëse kthehem.

Nëse vota tuaja do ishin përcaktuese, do ia jepnit Berishës...?

Sëpari unë duhet të deklarohem pas përfundimit të mandatit, në mënyrën më zyrtare të mundshme, pasi s’pronocohem. Pas mbarimit të mandatit do ti kthehem jetës politike.

Mendoni që të jeni kryetar...?
Unë do jem bashkëpunues. Do ketë dhe një periudhë pushimi.

Presidenti...?

Unë do thoja që pavarësisht mosarritjes së konsensusit, problemi i presidentit mbetet kushtetues. S’ka arësye që të kontestohet nga Rama Presidenti i ri. Ndryshimet kushtetuese më 2008 u përgatiten nga kreu i mazhorancës dhe opozitës.

U konsiderua si një test dhe shans...?
Kam një njohje relativisht 20 vjeçare me Nishanin, dhe ka qënë një komunikim korrekt. Eshtë një figurë që i ka të gjitha shanset për të kontribuar. Ndryshimet kushtetuese shkuan në favor të autoritarizmit të dy liderëve politikë. Nga njëra anë ishte një njeri me eksperiencë dhe nga ana tjetër një amatorizëm politik. Ata erdhën me moton, ‘O i fitoj të gjitha o i humb të gjitha’, u ndryshua në 24 orë.

Mund të konsideroni si sulm paraelektoral ndaj Ramës...?
Unë zotit Rama ia kam thënë gjithçka drejtpërdrejt.

Zgjedhja e Presidenti, si u soll opozita...?
Unë të isha të vend të Ramës nuk do ti kisha bërë asnjë koment.

Dhe stafi juaj ka kontaktuar me Nishanin...?
Unë jam në dijeni që ka një kontakt të natyrshëm për të bërë tranferimin e pushtetit, por dhe ceremoniali.

Berisha ia doli mbanë, më 2002, 2007 dhe 2012 për Presidentin..?
Eshtë meritë e Berishës, sigurisht. Fakti ka treguar se sidomos pas ndryshimit të Kushtetutës, ligjit zgjedhor, kaloi në një marrëdhënie ku fuqia e kryetarit është absolute. Unë kam folur vetëm njëherë me heshtje. Ka qënë çështja e ligjit të dosjeve. Unë kam pasur dhe kam të njejtin qëndrim, që dosjet në Shqipëri duhen hapur. Ka ardhur momenti për ta koncetruar tek pjesa e atyre që duan karrierë politike, kanë në dorë fatin e njerëzve..

Nga informacionet që keni, ka në qeveri spiunë...?
Unë nuk mund të precizoj ndonjë institucion, sepse sëbashku me aksesin mbi informacion, ke dhe përgjegjësi për ta administruar. Unë nuk abuzoj. Mund t’ju them që në rrethin e politikës ka njerëz që kanë qënë të lidhur me Sigurimin e Shtetit. Pra po e them në përgjithësuese, ka ish-spiunë në politikë.

Mark Marku tha për qeverinë, akush në vendin e vet, Jeni dakord?
Në këndvështimin tim po, pavarësisht se komenti i tij vjen me vonesë, është një kontribut për nevojën e ristabilizimit të një filozofie politike ku gjithçka duhet të rregullohet. Marku ka të drejtë të dukshme.

Çfarë nuk shkon në këtë vend...?
Ka një raport midis pushtetit dhe shtetit. Nëse shteti vendoset në shërbim të pushtetit, nuk shkon asgjë. Eshtë parë më shumë interesi për pushtetin.

Statusi, do ta kalojmë këtë provë për të tretën herë...?
Përmes integrimit piqet dhe politika, ndaj duhet të jemi në BE.

Por reforma zgjedhore është kusht...?
Ka deklarata të tilla, që dhe nëse më vidhen votat, do të marr më shumë se sa duhet për të shënuar fitoren. Duhet të vendosim ligjin, pasi prezumohet se procesi do shkojë drejt vjedhjes, por do fitojë për shkak të votave të shumta. Eshtë e rëndë, këtë s’duhet ta bëjë një politikan. Kur s’arrin partia kryesore e opozitës të mbrojë votën, çfarë mundësish kanë partitë e tjera.

Po ai që vjedh ka ndonjë përgjegjësi...?
Aktorët kryesorë kanë bërë disa veprime, ku dikush pendohet, dikush mendon se ka bërë mirë. Dhe KQZ është vepër e këtyre dy autorëve, pasi kishte një karakter tjetër KQZ.

Po prokuroria si ka punuar...?
Prokuroria ka punuar drejt, ai është institucion i akuzës, pasi ka të bëjë me institucione të tjera, gjykata mund të nxjerrë dhe pengesa. Ina Rama ka qënë jo keq në drejtimin e prokurorisë.

Mandati i kryeprokurorit, si e konsideroni debatin...?
Unë për gjerat e diskutueshme i jam drejtuar Kushtetueses.

Po Gjykata Kushtetuese ka tre vende gjendje vakante...?
Unë kam çuar emrat për të bërë rinovimin. Ka qënë një interpretim që duhet rregulluar në mënyrë të tillë që njerëzit të respektojmë ndryshimin e pozicioneve të tre vendeve vakante.

Po SHISH..?
Jemi një vend anëtar i NATOs dhe në këtë institucione nuk duhet të hyjnë personalitete politike. S’besoj të ketë ndryshime. Ky institucion ka qënë një nga më të mirët dhe më të preferuarit, dhe kjo lidhet dhe me drejtuesin e institucionit.

Më 21 janar keni deklaruar se duhet të ketë zgjedhje...?

Absolurtisht jo. Asnjëherë.

Fryma e Re Demokratike, sipas formësimit tuaj “frymë”...?
S’duhet të shkojmë me aludime, ti japim elementin e duhur. Unë s’dua të interferoj institucionin e presidentit me iniciativa politike, dua të respektoj deri në fund institucionin.

Deri më tani FRD ka një deputet, ka të tjerë...?
Në Kuvend kam shumë miq të mi, shumë të mirë.

Si e konsideroni Berishën...?
Berisha është sot një politikan me një stazh të gjatë në politikë, i provuar në sfida në të politikës dhe unë kam një parim që nuk zhbëj kohën që kam konsumuar vetë, vlerësoj bashkëpunimin me të. Të bashkëpunosh në politike s’do të thotë se je vasal, por bashkëpuntor.

Mund të ktheheni tek bashkëpunimi...?
Nuk mund të them gjë sot, çdo gjë i takon së ardhmes.

Po Ramën...?
Rama është një individ dhe ai ka kontributin e vet, është kryetar i opozitës, ka më pak ekspericencë të karakterit drejtues. Ajo që s’kam kuptuar e nuk e kuptoj, është qëndrimi i Ramës për politikë jashtë Kuvendit. Eshtë defekt.

Meta...?

Politikan me intuitë, kam nota vlerësuese.

Topalli...?
Kemi qënë kolegë në një formacion politika, jemi ndarë në çështje parimore. Politika ka pasion, pozicionime të tjera, ndërsa kreu i shtetit e ka të formatuar gjithçka, me Kushtetutë.

Cilin personalitet vlerësoni...?
Ismail Kadarenë, është i madh, flet hapur.
Marre nga gazeta Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar