VLORE – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nderoi sot pas vdekjes Ismail Qemalin me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, dekorata më e lartë e shtetit shqiptar, me motivacionin “për meritat e jashtëzakonshme historike dhe rolin vendimtar në të gjitha fazat e përgatitjet dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të krijimit dhe të drejtimit të shtetit të ri shqiptar; për cilësitë dhe aftësitë e rralla si ideolog kombëtar dhe udhëheqës i urtë, dijetar dhe diplomat i shquar, burrë shteti dhe politikan vizionar”.
Kreu i Shtetit dekoroi gjithashtu qytetin e Vlorës me Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacion “Për rolin historik si qytet simbol i shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të ri shqiptar, për meritat e veçanta në luftën për liri, pavarësi dhe çlirim, për ndjenjat e larta patriotike e liridashëse dhe kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”.
Në emër të qytetarë të Vlorës, titullin e lartë “Nderi Kombit” e mori Kryetari i Bashkisë zoti Shpëtim Gjika, i cili e falënderoi Presidentin Topi duke e cilësuar këtë “si gjestin më fisnik bërë nga Kryetari i Shtetit Shqiptar ndaj Vlorës dhe vlonjatëve."
Gjatë vizitës që zhvilloi sot në qytetin bregdetar në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë, Presidenti Topi nderoi gjithashtu pas vdekjes grupin e atdhetarëve firmëtarë të dokumentit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me titullin “Nder i Kombit”, me motivacionin: “Për meritat e tyre historike si figura të shquara të kombit dhe rolin e tyre madhor në krijimin dhe shpalljen e shtetit të lirë e të pavarur shqiptar, si finalizim i luftës dhe përpjekjeve të parreshtura të popullit liridashës shqiptar në rrjedhë të historisë”.
Më pas, i shoqëruar nga Drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Skelë të Vlorës, zoti Skënder Spahiu, Presidenti Topi u ndal në godinën simbol të shpalljes së mëvetësisë, ku pa nga afër dhe u njoh me portretet e firmëtarëve, të punuara nga piktori Arben Morina, të ekspozuara me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com