KAVAJË - Bamir Topi, kreu i FRD-së ishte në Kavajë ku prezantoi anëtarët për këshill bashkiak në këtë qytet. Topi i ndodhur në krah të kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Elvis Roshi. Topi evidentoi punën e bërë nga Artur Roshi në mandatin e tij dhe kërkoi besimin e qytetarëve që Kavajë të vijojë rrugën e nisur.
“ Që nga dita kur unë kam arrdhur në Kavajë me lejo të të them Visi se këtu ndryshimet janë të jashtëzakonshme. I riu që jeton në qytet ndoshta dhe është ambjentuar dhe nuk arrin ta dallojë dot ndryshimin, por ju keni bërë me vepra atë që duhet të bëjë një politikan një administrator” – tha Topi
Ndërsa kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Artur Roshi solli para qytetarëve një rast kur i kishte dërguar një ftesë Bamir Topit në periudhën kur ai ishte president për të vizituar Kavajën, ftesë të cilën Topi e kishte pranuar dhe kishte ardhur për të prekur nga afër ndryshimet që ishin bërë në këtë qytet.
“I bëra një shkresë Bamir Topit kur ishte president atëherë, për të ardhur në bashki për të bërë një vizitë në Bashkinë e Kavajës, ftesën e pranoi me kënaqësi dhe erdhi, erdhi duke më nderuar mua dhe gjithë qytetarët e Kavajës”, tha Roshi
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO