TIRANË – Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi i bëri thirrje opozitës të plotësojë vendet bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke ripërsëritur bindjen se Kryeministri Berisha është një manipulator i vjetër i votës. Ai ka ngritur zërin sot dhe për manipulimet që janë duke u bërë me listat e kandidatëve të dorëzuara në
KQZ.
"Nga kanale informative apo nga media ne po marrim vesh që vazhdon manipulimi i listave ç'ka tregon se KQZ-ja, që sot është loje, nuk garanton asnjë siguri për shqiptarët. Në kushtet e "Dy duar për një kokë" ne jemi të detyruar të marrim përsipër situatën duke mbledhur të dhënat nga zgjedhësit tanë.
FRD është koshiente për klimën parazgjedhore. Partitë politike po merren me gjithçka, por jo me një fushatë reale. Ne jemi sot në gjendje të konstatojmë një difekt të rëndë të atyre që administrojnë zgjedhjet, tejkalimin e afateve të publikimit të listës. Është një përgjegjësi ligjore, jo një përgjegjësi partiake, siç po tentojnë ta mbyllin në kanalet dhe analet e partive."- tha Topi.
TOPI-OPOZITES: MOS I VARNI UJKUT MELÇITE NE QAFEKryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi i bëri thirrje opozitës të plotësojë vendet bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke ripërsëritur bindjen se Kryeministri Berisha është një manipulator i vjetër i votës. Ai i kërkoi Ramës të mos i krijojë terren, për t'ia bërë Berishës sa më të lehtë vjedhjen e zgjedhjeve.
"Duam t’i them opozitës, që ka një përgjegjësi në mbulimin e vendeve vakante të KQZ-së. Ne do ta kishim problem, edhe sikur KQZ-ja të ishte e mbuluar, sepse Qeveria është recidiviste në manipulimin e zgjedhjeve. Përfytyroni që do ia lerë fushën bosh dhe këtu, nuk është problemi që ne po na vjen keq, nëse po i ruan Edi Rama apo jo votat e elektoratit të tij, por duam që KQZ -ja të mos trajtohet si një institucion, që ruan interesat partiake. Unë i them opozitës edhe një herë nuk mund t'i lihen ujkut mëlçitë në qafë. Kanë lënë vendet bosh në KQZ", tha Topi.", - theksoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44