Topi: Pas presidencës
partia e re, opsion i hapu

Topi: Pas presidencës<br />partia e re, opsion i hapu
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi lë të hapur mundësinë e krijimit të një partie të re. “Duhet të jeni korrekt në referimin e pyetjes dhe përgjigjes, unë kam thënë se cdo opsion është i hapur. Versionet që lashë të kuptoj janë të ndryshme, por përfshijnë edhe atë që ju keni kuptuar, edhe ajo është e nënkuptueshme. Në tavolinën e presidentit nuk është si opsion pasi nuk është opsion për këtë tavolinë. Në të ardhmen mund të jetë, opsioni mbetet i hapur”,- deklaroi mbrëmë presidenti Topi i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, në televizionin NEWS24.

Kreu i shtetit vlerësoi rifillimin e bashkëpunimit të partive politike në parlament për reformën zgjedhore dhe tema të tjera, si shprehje e vullnetit pozitiv të tyre për të ecur përpara. Presidenti Topi deklaroi këto parti që tani po bashkëpunojnë janë po ato që deri dje kishin mospajtime, ndaj këto metamorfoza duhen sqaruar nga vetë forcat politike.

“Bashkëpunimi i partive në institucione është ajo që presin të gjithë. Ky bashkëpunim duhet të jetë i plotë dhe dinjitoz, dhe është vendimtar për marrjen e statusit të vendit kandidat të BE-së… Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Pjesëmarrja në institucion është kushti i parë dhe i domosdoshëm pa të cilin nuk mund të diskutohet për të tjerat. Partive u sugjeroj që të mos bëjnë atë që kanë bërë në mënyrë konstante gjatë 20 viteve të demokracisë; që është humbja e kohës dhe shtyrja e reformave për në ditën e fundit” nënvizoi ai.

Ai u shpre pro një KQZ-je larg politikës, ndërsa për sistemin zgjedhor theksoi se mbetej në vullnetin e palëve konkurrente.

Lidhur me opinionin se pse u prishën marrëdhëniet me berishën e Topallin, Topi u përgjigj: "Pavarësisht se unë bëj analizat e mia, edhe unë sot e kësaj dite jnuk e kam marrë vesh motivin e kësaj klime të krijuar. Dikush duhet ta thotë. Përderisa nuk del nga goja ime asgjë, s’keni dëgjuar asgjë, madje gjatë gjithë karrierës time akademike e profesionale apo politike, sikur të thoni një rast të vetëm që kam fyer dikë.. Unë kam bërë një betejë të fortë parlamentare jo duke fyer të tjerët, por duke folur gjithmonë për fenomenin dhe në vetën e tretë. Nuk kam thënë as “unë” as “ti” por vetëm “ai” për të mos lënduar tjetrin, për të diskutuar për fenomenin, për të dhënë argumente. "

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK