Topi: PD s'proteston për zgjedhjet
rreziku që sjell bojkoti i 18 qershorit

Topi: PD s'proteston për zgjedhjet<br />rreziku që sjell bojkoti i 18 qershorit
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, deklaron se nuk janë zgjedhjet arsyeja e vërtetë e protestës maratonë të Partisë Demokratike në Bulevardin përpara Kryeministrisë. 

"Unë besoj se nuk është vetëm historia e zgjedhjeve arsyeja e protestës. Unë quaj legjitime te opozita kërkesën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por nëse kërkon qeveri teknike për të shkuar te zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kjo është një pretendim pa sens", ka deklaruar Topi në emisionin "7 pa 5" në Vizion +.  

Ndërkohë, ish-presidenti i Republikës paralajmëron se Shqipëria do të përballet me një rrezik të madh në rast se nuk hiqet dorë nga artikulimi se “nuk do të ketë zgjedhje”.

Topi apeloi në drejtim të forcave kryesore politike që të ulen në tryezën e reformës zgjedhore.

"Nëse nuk hyjnë në zgjedhje, më thoni për çfarë lloj zgjedhjesh bëhet fjalë? Nuk ka zgjedhje! Sipas vendimit të tyre d.m.th. Por nuk është kjo rrugëzgjidhja.
Zgjidhja duhet të vijë nga palët pa imponime. Në rast se vendi nuk shkon në zgjedhje dhe nuk konstituohen institucionet, ka një kaos institucional që përkthehet menjëherë në një kaos në shoqëri dhe eksperiencat traumatike që ka pasur Shqipëria, i ka shumë të dhimbshme. Ti ke 97-ën kur vendi përfundoi pa institucione, ke 2011-ën në ato ditë kur vendi ishte në krizë institucionale dhe këto e çuan vendin në pasiguri",
u shpreh Topi. 

Kreu i FRD-se përjashtoi mundësitë e kandidimit të tij në listat e ndonjë partie tjetër përveç FRD.

Sipas ish-kreut të shtetit e gjithë situata e sotme politike e ka fillesën te ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Një ditë më parë pas një takimi të kryedemokratit Basha me aleatët, PD vendosi që as ajo dhe as aleatët e saj, të mos regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; dhe rrjedhimisht të mos hyjnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, nëse nuk dorëhiqet kryeministri Rama.

Pas këtij vendimi kreu i PAA, Agron Duka firmosi çregjistrimin e kësaj force në KQZ. Ndërkohë që ka patur edhe aleatë të Bashës që janë shprehur kundër këtij vendimi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg